E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan i basketbollit rinisi pas 20 javësh pushim për shkak të koronavirusit.

Isaac, i cili është një basketbollist me ngjyrë, u pa të qëndronte në këmbë kur të gjithë lojtarët e tjerë, së bashku me stafet e të dyja skuadrave dhe arbitrat e ndeshjes, u gjunjëzuan gjatë himnit.

22-vjeçari ishte gjithashtu i vetmi që nuk kishte veshur një bluzë me shkrimin “Black Lives Matter”.

Basketbollisti e shpjegoi kështu veprimin e tij para ndeshjes ndaj Brooklyn Nets:

“Nuk mendoj se të veshësh një bluzë me mbishkrim dhe të gjunjëzohesh do të thotë se mbështet njerëzit me ngjyrë. Për mua, jeta e njerëzve me ngjyrë është e mbështetur nga shkrimet e shenjta. Çdo jetë është e mbështetur nga shkrimet e shenjta.

Të gjithë bëjmë gabime dhe ndonjëherë vjen një moment kur drejtojmë gishtin për të treguar se gabimi i kujt është më i madh. Mendoj se Bibla na tregon se askush nuk është shenjtor”.

Deri më sot, çdo lojtar i NBA, me ngjyrë ose jo, është gjunjëzuar gjatë himnit dhe ka veshur bluzën me mbishkrimin “Black Lives Matter” para çdo ndeshjeje të luajtur që nga rifillimi i sezonit në 31 korrik, shkruan “A2”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...