Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, teksa ka dalë pozitiv në tamponin e fundit.
Ai është shprehur për ‘Blic’ se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është vetëizoluar. “Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetëm erërat nuk po i ndjej. Momentalisht ndodhem në vetizolim”, tha Jetishi.
Në mars, këngëtari përfundoi në stacionin e policisë së Gjakovës, pasi theu rregullat e vetëizolimit në shtëpi. Ai doli nga shtëpia duke shkelur urdhrin e autoriteteve kosovare, për vetizolim, pasi kishte pasur kontakt me kolegun Muhamet Sejdiu, i cili ishte infektuar me koronavirus.