Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Nuk janë Messi e Ronaldo”, Veseli dhe Ismajli njëzëri: Nuk i kemi frikë, do t’ia dalim

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk janë Messi e Ronaldo”, Veseli dhe Ismajli njëzëri: Nuk i kemi frikë, do t’ia dalim

Futbollistët e kombëtares, Frederik Veseli dhe Ardian Ismajli, kanë dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, më 22 mars ndaj Turqisë në Shkodër dhe 25 mars në Andorra.

Veseli në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e ndeshjes dhe theksoi se klima në skuadër është shumë e mirë në prag të debutimit eliminator. “Harmonia është e mirë. Për ata lojtarë që nuk janë këtu ne nuk diskutojmë. Secili lojtarë ka mendimin e tij, por kushdo që vjen këtu nuk mendojmë pse ka ardhur ai apo ky. Duhet të përqëndrohemi më grupin tonë. Harmonia është shumë e mirë. E presim këtë ndeshje me shumë dëshirë. Është ndeshje e rëndësishme për ta filluar mirë. Këto gjërat e tjera i lëmë mënjanë. Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët.

Do të përqëndrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme. Vij këtu dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nëse vendos ai do të jem në fushë, nëse jo do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por është trajneri ai që i merr vendimet. Ndihem më mirë në qendër të mbrojtjes. Ka mundësi edhe për në krahë. Jam në dispozicion të trajnerit, ku ta shikoj ai të arsyeshme. Nëse luaj qendërmbrojtës do të jap më të mirën. Turqia? Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprejnë kualitetet e tyre.”

Ardian Ismajli shprehu kënaqësinë e tij për praninë në këtë grumbullim të kombëtares dhe u shpreh optimist për ecurinë në këto eliminatore. “Gjatë gjithë karrierës time kam pasur shumë vuajtje. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Besoj që do e shpërblej besimin në të ardhmen. Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët. Formacioni?

Deri në ditën e ndeshjes nuk dimë asgjë. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm.Kemi edhe 2 ditë kohë të stërvitemi. Kush do luajë të tregojë më të mirën. Unë besoj se Turqia nuk është gjë në mbrojte. Mesfushën dhe sulmin e kanë të mirë, por s’duhet të kemi frikë. Besoj se do fitojmë. Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam 2 ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim.”

https://youtu.be/v7A8kLt8qhY

Tags: dalimfrikeIsmajliKemimessinëzërironaldoveseli

TË LIDHURA

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim
Sport

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim

20:18 | 17/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë
Sport

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Next Post
Vlorë/ Po nisnin 300 kg hashash drejt Italisë, 10 persona në pranga (foto)

Vlorë/ Po nisnin 300 kg hashash drejt Italisë, 10 persona në pranga (foto)

Ekzekutoi pronarin e bujtinës me mbi 20 plumba, çfarë dihet për autorin

Ekzekutoi pronarin e bujtinës me mbi 20 plumba, çfarë dihet për autorin

“I hodhëm të pafetë në det”, Greqia ‘e pafuqishme’ para Erdogan

“I hodhëm të pafetë në det”, Greqia ‘e pafuqishme’ para Erdogan







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar

by mirseda
09:00 | 18/12/2025
0

Kuvendi do të mblidhet sot, më 18 dhjetor 2025, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët...

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

08:56 | 18/12/2025
EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

08:54 | 18/12/2025
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

23:01 | 17/12/2025
E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com