Politikë

“Nuk iu ke dhënë gjë?”/Drejtori i Ramës në përgjimet e “Bild”, ankohen votuesit e papaguar

               Publikuar në : 16:10 - 17/06/19 Enno

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të tjera nga dosja “184”.

Në përgjimin e pestë, përfshihet drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi me dy persona që ende nuk janë identifikuar, e ku njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.

Drejtori Arben Keshi telefonohet nga një person, i cili ankohet se dy votues kërkojnë para, pasi nuk janë paguar për votën e dhënë.

Ndërkohë, Keshi i kërkon që ta verifikojë emrin dhe telefonon një tjetër person duke e pyetur për ta. Personi që ka marrë detyrën e shpërndarjes, i thotë se ia ka dhënë dhe është gati për tu ballafaquar.

Përgjimi numër 5

Arben Keshi: Hë mo?

Personi tjetër: A ndenjte? Ej, për zotin s’ka lëvizur hiç.

Arben Keshi: Jo s’ka lëvizur hiç. Ato që janë janë ashtu, mos u ngatërro me Tanin dhe me ata. Se Uruçi s’ishte fare në listë.

Personi: Më mori Nexhipi mua

Arben Keshi: Nexhipi, nuk ka qenë në listë. Më jep emrin të të them unë, të pyes.

Personi tjetër: Një second.
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.

Personi: Po

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë me këtë? Iu ke dhënë gjë s’ju ke dhënë gjë?

Personi: Po po të dyve.

Arben Keshi: Po ai ka ardhur këtu, thotë s’kam marrë gjë.

Personi: Ka ardhur Xhabiri? Merre me vete?

Arben Keshi: Ok.

Arben KeshI: E kea ty apo flet kot ai?

Personi 2: Jo, por po do ti e sjell.
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete. Unë i thashë e kam këtu. Ai thotë merre me vete, unë ja kam dhënë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT