Kryesore

Prokuroria vendos shoqërim të detyrueshëm të Lulzim Bashës, ja afati

               Publikuar në : 16:24 - 17/06/19 S.N

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërim të detyrueshëm për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Urdhri i Prokurorisë është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë dhe raportohet se shoqërimi i detyrueshëm i Bashës do bëhet për arsyen sepse ai nuk ka shkuar në prokurori kur është thirrur për lobimin e ashtuquajtur rus.

Shoqërimi i tij do të bëhet më datë 20 qershor brenda orarit zyrtar. Basha duhej të paraqitej sot në Prokurori, por ai iu drejtua prokurorisë së Tiranës me një letër, ku shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur kur ajo të zbatojë me përpikëri ligjin.

Sipas Bashës, në njoftimin e prokurorisë së datës 12 Qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.

Tashmë prokuroria i ka vënë Bashës një afat deri më 20 qershor, përndryshe ai do të shoqërohet me forcë.

Sot, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur akuza të rënda ndaj prokurores së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Sipas tij, Imeraj po ushtron presion ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT