Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk e njoh Agron Shehajn, por njoh mirë Pandeli Majkon

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nuk e njoh Agron Shehajn, por njoh mirë Pandeli Majkon

Nga: Agim Xhafka

Unë banoj në Tiranë te njësia 5. Dy muaj para zgjedhjeve të 25 prillit mësova se te lagja jonë konkurron Agron Shehaj nga PD dhe Pandeli Majko nga PS.

-Për kë do votosh?-më pyeti shoku im Cale.

-Për Agron Shehaj, – i thashë.

-E njeh?

-Jo.

-Atëherë pse?

-Se njoh mirë Pandeli Majkon, – e sqarova.

Në fakt Agronin e kam parë disa herë në televizor. Flet qetë, nuk shan e fyen, nuk sajon dhe respekton kundërshtarin në debat. Nga media kam mësuar që rrjedh nga një fis i përndjekur prej komunizmit, ka emigruar herët, ka punuar jashtë, ka bërë biznes atje dhe ka patur sukses e ka krijuar pasuri pa marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Edhe rrogën si deputet nuk e ka tërhequr, por ia ka adresuar një familjeje në nevojë.

Ndërsa Pandeli Majkon e kam njohur qysh 30 vjet para. Ka me djersën e vet vetëm të qeshurën. Ka marrë afro 30 vite rrogë nga buxheti e ka tjerrë lesh në kuvend.

Arsimin e ka gjysmak se ato vite kur studioi ai nuk bëhej fare mësim. Hiqet bir veterani e rri me veteranë sa tani pandeh që është vetë veteran pa ia shkrepur asnjë arme.

Aq luftoi për socialistët sa u mori një taksë për Rrugën e Kombit dhe nuk dihet akoma  në ç’vrimë ua humbi. Njeri romantik, me ëndrra. Guxoi  të artikulojë një tunel nën Adriatik që të lidhemi me Italinë.

Kollovar sa herë grindeshin rivalët në PS. E vinin ca muaj kryeministër dhe e hiqnin pa i thënë as faleminderit. I degdisur në zona të ndryshme kur bëhej deputet deri sa u stacionua në Tiranën e Re te depozita  e votave komuniste.

Ka bërë deri tani 324 mbjellje drurësh me Lali Erin dhe u ka afruar zgjedhësve nga një qeshje para e pas buke. Për hallet e zonës që mes Bllokut ajri është pesëfish më i ndotur se norma ai nuk ndjehet. Ama qesh, nuk pushon. Për trafikun, zhurmat deri në mëngjes, shkollat pa ngrohje, ujin me orar, ai nuk ndjehet. Ama qesh e qesh.

Ndaj, miku im Cale, unë e kam ndarë mendjen. Votoj Agron Shehajn. Nuk e njoh, po më mirë se Pandeli Majko është se deri tani ka treguar që jeton me djersën e tij.

Nuk është barrë e buxhetit si Pandushi. E nuk është pak. Tregon që është serioz, i përgjegjshëm dhe i punon mendja. Jo si Pandi që qesh e qesh e s’dëgjon banorët nga asnjë vesh.

Tags: Agim XhafkaAgron ShehajopinionPandeli Majko

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Tifozët kërkojnë Liverpool-in

Tifozët kërkojnë Liverpool-in

Gjobitet me 5 milion lekë kreu i FRPD, Belind Këlliçi

Gjobitet me 5 milion lekë kreu i FRPD, Belind Këlliçi

Kosova kryen mijëra testime në 24 orë, shënohen edhe 5 viktima nga Covid-19

Kosova kryen mijëra testime në 24 orë, shënohen edhe 5 viktima nga Covid-19

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com