E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Tifozët kërkojnë Liverpool-in

Duket një skenë e pazakontë ajo që po ndodh me Liverpoolin në kohët e fundit, një skenë që demonstron vështirësinë e një prej skuadrave më të kompletuara në vitet e fundit për të gjetur vazhdimësinë e humbur.

Humbja e rëndë kundër Manchester Cityt dërgoi një sinjal të rëndësishëm: ndërsa “Qytetarët” po vrapojnë drejt titullit me dhjetë pikë distancë, të Kuqtë po luftojnë dhe paguajnë për gabimet duke humbur pikë të rëndësishme nga ndeshja në ndeshje. Sigurisht që të humbasësh kokë më kokë me Sitin mund të ndodhë, por humbja e tre ndeshjeve radhazi në Anfield pas gjashtëdhjetë e tetë rezultateve të dobishme dhe shënimi i vetëm një goli në katër ndeshjet e fundit në tempullin tënd të bën të mendosh shumë.

Liverpooli është në një krizë të qartë identiteti. Kjo demonstrohet jo vetëm nga marrëzia ndaj ekipit të Guardiolës, për të cilën Alisson ka më shumë se një përgjegjësi, por nga tendenca e përgjithshme.

Hiq rezultate të shkëlqyera kundër ëest Ham dhe Tottenham dhe fitoren e kupës kundër Aston Villa, skuadra e Klopp ka humbur shumë terren. Humbjet rradhazi kundër Southampton, Burnely dhe Brighton, barazimi kundër Manchester United, dhe një nokaut tjetër me Djajtë e Kuq në Kupën e FA. Të gjitha shumë larg normalitetit që ka karakterizuar Liverpoolin në dy vite e gjysmë.

Një fakt i brishtësisë së kësaj skuadre vjen nga mbrojtja, një departament i copëtuar nga dëmtimet. Van Dijk është mungesa e madhe, Gomez dhe shpatulla e tij edhe mungesa e Matip duket se e ka komplikuar situatën. Henderson dhe Fabinho janë të adaptueshëm në mbrojtje, por golat e pësuar janë shumë: dhymbëdhjetë në gjashtë ndeshjet e fundit (përjashtim Leipzig).

Fitorja me Leipzigun, skuadër e cila duket se ka rifituar gjendjen e vet ideale, mund të jetë kthesa e shumëpritur nga tifozët dhe fanatikët e futbollit. Ajo performancë e nivelit të lartë kundër gjermanëve mund të bëhet trampolinë për një tjetër përplasje kyçe  këtë javë, derbi me Evertonin ku fjala kyçe është vetëm një: suksesi, për të harruar gjithçka, siç thotë dhe kënga e të kuqve :”Në mes të stuhisë mbaje kokën lart”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...