Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk e kanë provuar shpifjen në kurrizin e tyre

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Nga: Eduard Zaloshnja

Nuk kam pasur ndonjëherë arsimim apo përvojë juridike. Për këtë arsye, nuk mund të jap argumente juridike pro apo kundër paketës më të fundit ligjore anti-shpifje (siç kanë dhënë kolegë të mij në studio televizive apo faqe gazetash). Sidoqoftë, jam dikush që e kam provuar në kurriz shpifjen…

Edhe pse s’kam arsimim juridik, nga jetesa për pothuaj dy dekada në një vend ku liritë e individit janë shenjtëruar në kushtetutë qysh para 250 vjetësh (SHBA), kam mësuar se liria e çdo individi përfundon aty ku mund të dëmtojë pa të drejtë individë të tjerë.

Fjala vjen, liria e lëvizjes së lirë mund të të kufizohet, në qoftë se lëviz me një automjet me shpejtësi 200 km/orë (i cili mund t’u marrë jetën individëve të tjerë). Këtë kufizim lirie e ka provuar George W, Bush, kur i ati ishte drejtor i CIA-s…

Ose fjala vjen, liria e fjalës mund të të kufizohet, kur atë e shpërdoron. Këtë kufizim e ka provuar ish-portali i mirënjohur Gawker.com, i cili falimentoi kur u dënua me 140 milionë dollarë gjobë, për shkeljen e të drejtave individuale të Hulk Hogins, kampionit legjendar të mundjes profesioniste amerikane.

Le të kthehemi në Shqipëri.

Në këtë vend njihem kryesisht për sondazhet politike që zhvilloj e publikoj herë pas here (pak njerëz ndoshta më mbajnë mend për aktivizimin tim intensive tek PD-ja e muajve të parë të themelimit të saj, para se të shkoja për studime pasuniversitare në SHBA). Kur zhvilloj sondazhe, ndjek me fanatizëm parimin e radiologut – bëj radiografinë dhe i tregoj pacientit atë çfarë lexoj në filmin e radiografisë, pavarsisht se kush është pacienti.

Kam zhvilluar sondazhe private për shumë politikanë kryesorë shqiptarë (të djathtë, të majtë apo të qendrës). Kam zhvilluar edhe shumë sondazhe për media të ndryshme (së fundi për revistën Follow Business Albania). Si sondazhet private, edhe ato publike janë verifikuar herë pas here në zgjedhjet periodike (brenda marzhit të gabimit statistikor, janë përputhur me rezultatet faktike).

Me përkufizim, pothuaj në çdo sondazh politik, njëra palë rrudh buzët e tjetra buzëqesh. Si rrjedhim, kam marrë komente përgëzuese apo kritikuese (sipas rastit) nga të gjithë aktorët kryesorë politikë shqiptarë. Vetëm me Lulzim Bashën më ka ndodhur që, pasi kam marrë koment përgëzues për një sondazh, kam marrë shpifje për një sondazh tjetër (që s’i ka pëlqyer).

Kinkretisht, pas një sondazhi rreth Teatrit Kombëtar, ku rezultonte se opinioni kryeqytetas ishte i ndarë 50%-50%, u sulmova nga gazeta e Lulzim Bashës (RD) me një shpifje, sipas së cilës unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. (Për ironi, për të njëjtin sondazh, u sulmova edhe nga socialistët, por jo me shpifje). Dhe ironia e madhe ishte se RD-ja ka qenë gazeta ku kam botuar artikujt e mij të parë…

Por ironia fare më e madhe ishte se këtë shpifje RD-ja e bëri ndaj një njeriu që ka akumuluar në rrethin e ngushtë familjar plot 100 vite burgu e internimi politik.

Im atë, pasi ishte infektuar me Hepatitis B në burgun e Burrelit, vdiq vite më vonë në spital, duke i drejtuar gishtin si pistoletë fotografisë së Enver Hoxhës. Ime më, pasi vuajti në internimin e kampit të Krujës dhe në pritje të burrit të burgosur, bëri vite më vonë bakllava kur vdiq Enveri. Tezja ime, pasi nuk pranoi të spiunonte të afërmit, u torturua barbarisht (duke i thyer edhe hundën), dhe bëri 10 vjet burg politik.

Një dajë i im, pasi kishte mbaruar studimet në Universitetin e Peruxhias, pranoi të punonte në qendrën e llaçit në Berat, por jo të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Daja tjetër u dënua me pushkatim në mungesë, pasi ishte arratisur në Amerikë. Kushërinjtë e kushërirat e para të babait e të nënës bënë dhjetra vjet burg e internim politik, dhe u liruan vetëm në vitin 1990…

Për shumë shqiptarë, akuza e të qenit ish-bashkëpunëtor i sigurimit mund të duket e lehtë (sepse shumë kanë qenë të tillë – madje disa kanë pretenduar edhe për poste shumë të larta shtetërore). Por për mua e familjen time kjo akuzë është shumë e rëndë. Prandaj dhe menjëherë bëra një kërkesë për marrje informacioni zyrtar nga komisioni që merret me hapjen e dosjeve.

U deshën disa muaj që ta merrja përgjigjen zyrtare nga komisioni (SHIHNI BASHKENGJITUR), ndërkohë që opinioni publik ishte helmuar me shpifjen e rëndë ndaj meje. E botova atëherë dokumentin që tregonte se as kisha bashkëpunuar me sigurimin, dhe as isha survejuar prej tij. Madje edhe Berisha më dëgoi sms, ku më shkruante se kishin bërë gabim të madh ata të RD-së. Por ç’e do, dëmi ishte bërë ndërkohë…

Nuk e di se çfarë zgjidhjesh mund të na japin ekpertët juridikë, të të drejtave të njeriut, apo të komunikimit. Por si dikush që e ka provuar në kurriz shpifjen, u bëj thirrje të sugjerojnë zgjidhje që do t’ua zënë sa më shpejt grykën shpifëse, para se të helmojnë opinionin publik me të vjellat e tyre…

Shënim: Jo pak njerëz më kanë pyetur se si ka qenë e mundur që unë (me një biografi aq “të keqe” politike) të kem vazhduar studimet e larta para vitit 1990.

Përgjigjia është e thjeshtë: Pa mbushur ende 18 vjeç, im atë i shpëtoi jetën moshatarit të tij Ramiz Alia, kur luftonin bashkë kundër fashizmit (pa u ndarë ende rrugët politike). Dekada më vonë, pasi Alia ishte bërë numri dy i vendit, ia shpërbleu nderin ish-shokut të tij të adoleshencës, duke i dhënë të birit (mua), me 3 vjet vonesë, të drejtën për studim…

 

Tags: bashaEduard Zaloshnjapaketa anti-shpifje

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Policia bllokon 10 milion dollarë donacione për protestuesit

Policia bllokon 10 milion dollarë donacione për protestuesit

Policia zbardh detajet e konfliktit që degradoi në përplasjen me mjete të forta

Policia zbardh detajet e konfliktit që degradoi në përplasjen me mjete të forta

Tahiri, kur gjykata hyn dhunshëm në sherrin politik

SPAK, fundi i gjuetisë me fishekë manovre

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Egli dhe Fifi, vendim i papritur pas fshirjes nga YouTube
Showbizz

Egli dhe Fifi, vendim i papritur pas fshirjes nga YouTube

by mirseda
15:02 | 09/06/2025
0

Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje...

Murale përkujtimore për dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Vlorë

Murale përkujtimore për dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Vlorë

14:59 | 09/06/2025
Reagon Federata Serbe: Mirënjohje FSHF-së, jo tifozëve

Reagon Federata Serbe: Mirënjohje FSHF-së, jo tifozëve

14:21 | 09/06/2025
Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja

14:17 | 09/06/2025
Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë

Zjarr në një banesë në Berat, gruaja pëson djegie të lehtë

14:13 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com