Policia zbardh detajet e konfliktit që degradoi në përplasjen me mjete të forta

Pak më herët u raportua për një person të plagosur me armë zjarri. Blutë e Tiranës kanë zbardhur ngjarjen në afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut.

Shtetasi S.Xh, 38 vjeç, ka dëmtime në kokë dhe tek këmbët. Nga kqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri. Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Njoftimi zyrtar i policisë

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh., 38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe tek këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Nga kqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët, rezultoi se dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit, në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër. Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet, janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1., për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.