Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nuk dua që motra të rritet si u rrita unë”, apeli drithërues i Suelit: E mashtroj me përralla

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Nuk dua që motra të rritet si u rrita unë”, apeli drithërues i Suelit: E mashtroj me përralla

Çdo herë që bie shi, Sueli dhe Ina zgjohen me këmbët e lagura. Dhe ashtu me këpucët e grisura 13-vjeçari shkon në shkollë. Kurse Ina, 4 vjeçe mes të ftohtit të acartë luan me të vetmen lodër që i kanë dhuruar. Familja Mimini jetojnë në Bllacë të Pogradecit në një dhomë të ftohtë. Nuk kanë asnjë të ardhur, marrin vetëm një ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh të vjetra. Por, kjo nuk mjafton për të ngrënë, e aq më pak për të larë borxhet.

“U sëmurë çupa, kishte grykët, u sëmurë. Nuk kisha ilaçe, me çaj. Hiç, nuk kishim gjë neve. 30 mijë lekë marrim, ku dalin ato. Djali ikën pa bukë në shkollë. Ndjehem keq që nuk kam çfarë t’i jap fëmijëve. Me borxhe i kam marr ushqimet, nuk dalin. Kur bie shi mbushet e gjithë shtëpia me ujë, e heqim me kova. I bëj një thirrje të gjithëve se jemi shumë keq. Mos të rrimë më këtu në këtë të ftohtë,”-rrëfehet Klodiana, të cilës i lexohet në sy mungesa e shpresës.

Urimi, burri i shtëpisë është i sëmurë dhe e ka të pamundur të punojë. Ndaj edhe Sueli edhe pse është ende fëmijë, ndjen nën supe peshën e të qenurit shtylla e shtëpisë. Por, realiteti kur përballet me bashkëmoshatarët e vetë është shumë i vështirë për të.

“Kur dal nga shtëpia që iki në shkollë, iki pa ngrënë. Të gjithë hanë, vetëm unë nuk ha. Kur të tjerët hanë, unë rri vetëm. Më merr shumë uria. Mami mërzitet shumë kur ne nuk kemi bukë, mundohet të na gatuajë, por këtu nuk kemi asgjë. Unë kam qarë, për bukë.

Babi është i sëmurë, por unë e ndihmoj për të mbledhur dru për dimrin. Drunjtë i mbaj unë. Unë dua të mësoj një zanat që të fitoj lekë për të ngrënë bukën e gojës. Ajo që do të doja më shumë është të kem bukë dhe të bëhem si gjithë shokët e tjerë.”

Në apelin e publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, Sueli bën një thirrje drithërues për të gjithë shqiptarët. Ai kërkon vetëm t’i bëjë realitet përrallën që i thotë motrës çdo natë. Të kenë një shtëpi të ngrohtë dhe të mos qëndrojnë më për ditë të tëra pa ngrënë bukë.

“Neve flemë këtu të katërt dhe mbulohemi vetëm me këtë batanije. Dhe për tu larë, lahemi jashtë sepse banjë nuk kemi. Kur e mendoj një shtëpi të re, imagjinoj sikur të ketë një dhomë gjumi dhe një ndenje, që të rrimë ngrohtë.

Sa herë unë e vë motrën në gjumë, i tregoj përralla se do të bëhemi me një shtëpi të re. Motra nuk i kupton hallet e shtëpisë dhe do të hajë, të vishet, të luajë më lodra. Vetëm kur kam qenë i vogël kisha tre lodra. Kam shumë qejf t’i blej lodra motrës, por nuk kam lekë. Unë nuk dua që dhe motra ime të rritet, siç jam rritur unë. Prandaj ju bëj thirrje të na ndihmoni sado pak.” TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Video e rëndë/ Tenton të kërcejë nga një çati në tjetrën, humb jetën i riu nga Rusia

Video e rëndë/ Tenton të kërcejë nga një çati në tjetrën, humb jetën i riu nga Rusia

Rama zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm, betohet para Metës

Rama zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm, betohet para Metës

Risia me mesazhet zanore në WhatsApp, ja çfarë ka ndryshuar në aplikacionin e famshëm

Bie Whatsapp-i, për pak kohë jashtë funksionit







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com