Ankara-Turqi. Një shtetas rus 17-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë ditës së sotme (22 janar 2019) në përpjekje për të kërcyer nga një çati në tjetrën.
Shtetasi rus ishte përfshirë me dëshirë në një shfaqje të rinjsh, të cilët praktikonin hedhje të rrezikshme nga një pallat në tjetrin apo nga një çati ndërtese në tjetrën.
Ngjarja u filmua në zonën e “Yenimahalle” (Lagjja e Re) të Ankarasë. Në video shihet qartë momenti dramatik, kur i riu nuk arrin të kapërcejë distancën mes dy ndërtesave duke rënë e humbur jetën.
TIRANA TODAY