Rudina Hajdari ka zgjedhur të mos e dorëzojë mandatin e deputetit, duke dalë kundër partisë së saj.
Pavarësisht zgjedhjes që ka bërë e motra, djali i madh i Azem Hajdarit është parë afër kreut të PD-së Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kujtojmë që vetë kreu i PD-së ka paralajmëruar motrën e tij me përjashtim nga partia, por si duket pavarësisht kësaj, ai nuk është influencuar për të mos qenë i pranishëm në protestë.
Nga ana tjetër, Rudina Hajdari u shpreh në rrjetet sociale se është konsultuar me SHBA dhe BE, dhe se shumë shpejt do ta bëjë publike vendimin e saj.