Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

NOTAT/ Uzuni super, Grezda ‘në hije’. Përse e mbajnë Kaçen në stol?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Andorrës. Në një ndeshje të tillë më pak të vlerësuarit janë mbrojtësit, pasi nuk kishin thuajse aspak punë për të bërë ndaj këtij kundërshtari. “Shqiperia.ch” publikon notat e këtij takimi, nisur nga niveli që kanë treguar lojtarët tanë:

Berisha(Pa notë)- Tifozët nuk mund të vlerësohen me notë në një ndeshje. I tillë edhe Berisha!

Hysaj(5)- Nuk kishte shumë angazhim në mbrojtje. Shkodrani provon të hedh krosime gjatë 90 minutave në zonën kundërshtare, por duhet të punoj shumë me saktësinë e tyre. Shpeshherë shkojnë më kot!

Ismajli (5.5)- Në një takim si ky me Andorrën, edhe Ismajli qëndron spektator për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kur thirret në detyrë, është i gatshëm gjithmonë për të dhënë kontribut. Merr gjysmë note më shumë se Gjimshiti, pasi është i pari që ka guximin për ta dërguar topin menjëherë në sulm, me saktësi të lartë.

Gjimshiti(5)- Mbrojtësi i Atalantës jep siguri këtë herë, ndryshe nga Turqia. E ndihmon edhe fiziku për të trembur kundërshtarët.

Aliji (5.5)- Jep një shtysë të madhe për aspektin e sulmit. Diçka më mirë mund të bënte me driblimet, por krosimet e tij kanë rrezikshmërinë e duhur.

Basha(6)- Luhej ndaj Andorrës, por në momentin më të keq. Spektakli nuk ishte për t’u çuar ndërmend, me mesfushorin që ka gjithë eksperiencën e duhur, për të dhënë qetësi në mesfushë. Nuk bën gjëra të jashtëzakonshme, por jetike për Kombëtaren.

Kaçe(6.5)- Përse e mbajnë në stol këtë lojtar? Nuk është as i ri në moshë, për të pretenduar mungesën e eksperiencës. Loja e mesfushës kontrollohet në mënyrën më të mirë të mundshme, kur në të bën pjesë “regjisori” Kaçe. Ka magnet te këmbët, që e thith gjithmonë topin afër vetes.

Xhaka(5)- Kishte shansin për t’i sjellë qetësinë Shqipërisë që në pjesën e parë, por nuk e bën një gjë të tillë. Kordinimi me portën nuk ishte i saktë, ndërsa ndonjëherë edhe e tepron me mbajtjen e topit. Pozitiv, por nga Taulant Xhaka pritet edhe më tepër.

Uzuni(7)- Një marsh më shumë se të tjerët! Uzuni ishte më i rrezikshmi te Shqipëria, duke marrë gjithmonë krahun e djathtë për t’u futur në zonë me topin. Panik shkakton te kundërshtarët, me driblimet që i dilnin lojtarit tonë. Shumë topa të futur në zonën kundërshtare. Mëkat i vetëm ajo shtyllë e sekondës së 30!

Grezda(4.5)- Futbollisti më pak pozitiv i mbrëmjes, pasi të dobët në rezultatin 0-3 nuk mund të ketë. Grezda dëshmon formën jo të mirë që po kalon te Rangersi pas dëmtimeve të shumta. Nëse nuk arrihet të bëhet diferenca edhe ndaj këtij kundërshtari, atëherë do të thotë se ka shumë për të punuar.

Sadiku(6)- Një shans, një gol. Pak rëndësi ka mënyra dhe dhurata e portierit. Shqipëria vuante për një lojtar të tillë, që të ndëshkon me mundësinë e parë që i jepet për ta shfrytëzuar.

Tags: ‘në hije’GrezdaKaçenmbajnëNotatpersestolsuperUzuni

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

I biri hoqi dorë nga shtetësia shqiptare/Ish-presidenti sqaron çfarë ka ndodhur

“Kosova është pjesë e Serbisë, shpresoj që kjo përballje të mos ndodhë”

Moti ndryshon në mënyrë drastike, ja sa do variojnë temperaturat nesër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com