E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“Kosova është pjesë e Serbisë, shpresoj që kjo përballje të mos ndodhë”

Kombëtarja e Kosovës pavarësisht se është një skuadër e re, po kalon një formë fantastike, pasi një 12 ndeshjet e fundit nuk e njeh fjalën humbje. Por këtë sukses të Kosovës, serbët nuk e kapërcejnë dot, duke mos pranuar të pajtohen me realitetin. Ata shpresojnë që Serbia të mos përballet asnjëherë me Kosovën në një ndeshje.

Legjenda e Crvena Zvezdës dhe e Serbisë, Dusan Savic ka komentuar rreth një përballje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen dhe shprehet se kjo gjë nuk duhet të lejohet të ndodhë, pasi ai e konsideron atë ende si pjesë të Serbisë.

“Ju e njihni opinionin tim kur është fjalë për një vend që nuk e njoh dhe që është një territor i krijuar në territorin që i përket Serbisë. Është idioteske që ua kemi lejuar atyre të zhvillojnë ndeshje të niveleve të larta në disa sporte tjera, pa e marrë faktin nëse luajnë me apo pa flamur, kjo është e papranueshme”, ka thënë Savic për Telegrafin serb në versionin e tij online.

“Nuk mendoj se kjo përballje mund të ndodhë në futboll. Nëse kjo do të ndodhte, me të vërtetë do të thoshte se ne kemi rënë në shkallën më të ulët. Nuk mendoj se kjo mund të ndodh”, vazhdoi Savic.

Mediat serbe po ashtu kanë shkruar rreth mundësisë që ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, të cilën ato e konsiderojnë si historike, mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve në Podgoricë më 7 qershor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...