Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një tjetër apel të fortë ndaj qytetarëve, lidhur me respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit.
Manastirliu thotë se normaliteti kërkon kujdes në përditshmërinë tonë, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta.
Ministrja ripërsërit kërkesën që të gjithë së bashku mund të ndihmojmë në mos përhapjen e COVID-19, duke zbatuar rregullat bazë, distancimi, vendosja e maskës dhe higjena personale. Kaq mjafton për të mbajtur sa më larg këtë virus vdekjeprurës.
Statusi
?#COVID19
NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.
↔️?? Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta?