Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë shfaqet e indinjuar dhe nuk pajtohet me dhënien e çmimin Nobel në letërsi për shkrimtarin Peter Handke, i cili konsiderohet si adhurues i Sllobodan Milosheviçit.
Në reagimin e Akademisë, thuhet se deri më tani nuk ka reaguar për mosdhënien e një çmimi për Ismail Kadarenë, por thekson se e ka të papranueshme që NOBEL-in ta fitojë një person që përdor dhe përcjell gjuhën e urrejtjes.
“Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetshëm. Ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krimet e rënda kundër Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin dhe indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore”, deklaron Ambasada.