Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Njihuni me të gjitha skandalet e kryeministrit shqiptar

8 vjet ago
in Të Gjitha

“Është e papranueshme të tërheqësh zvarre një zonje sepse në fakt vetë paraqitja e saj ka qenë një dështim i protokollit. Mirëpo, kryeministri në atë mënyrë nuk ka qenë dashur të bie në atë nivel dhe ta tërheq, pa marre parasysh arsyetimet që ka dhënë, ai ka qenë nën çdo nivel të detyrës” ka thënë Arberie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po i bënë gati 1 vit që është në krye të qeverisë, por paraqitjet e Kryeministrit Ramush Haraidaj në opinion gjithnjë e më shumë po bëhen më të çuditshme dhe më të papara më herët për publikun.

Më tre nëntor të vitit 2017, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është përballur me situatë jo të këndshme kur ka dal para familjarëve të grupit të “Kumanovës” të cilët po protestonin kundër dënimit të tyre.  “E ti që po bërtet, mshele”, i tha njërit që fliste me megafon.

Pas kësaj, ka pasur edhe të tjera sjellje të “pahijshme” të Kryeministrit Haradinaj. 

E kulmin kryeministri i Kosovës, e arriti në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Derisa një grua e prezantuar me emrin Valdete Derralla, pasardhëse e gjeneralit Mehmet Derrala e mori fjalën në ceremoninë zyrtare, aty doli kryeministri Haradinaj ku edhe e tërhoqi me forcë nga foltorja.

Teksa po u drejtohej të pranishmëve, zonja që tha se është pasardhëse e gjeneralit Mehmet Deralla, të cilit, sipas saj, iu besua posti i ministrit të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, i vetmi nga trojet që kanë mbetur jashtë Shqipërisë londineze, i është afruar kryeministri Haradinaj, duke e kapur për dore dhe  duke e tërhequr për ta larguar.

Më pas ka shpërthyer një fjalosje mes zonjës dhe kryeministrit të Kosovës, i cili e shtynte atë për ta larguar nga foltorja.

Tek pas këtij momenti, ka ndërhyrë edhe truprojat e kryeministrit dhe persona të tjerë për ta larguar zonjën.

Mirëpo, sa është e hijshme kjo sjellje e përsëritshme e kryeministrit të Kosovës, vendi i cilit synon që mos ta promovojë dhunën dhe synon anëtarësimin në organizata evropiane, flasin sociologë, deputetë dhe analistë.ImageArberie Nagvaci

Deputetja e Lëvizës Vetëvendosje, Arberie Nagvaci, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se veprimet e kryeministrit tregojnë mendësinë dhe mënyrën se si e shikon vendin dhe si duhet vepruar në këtë vend.

“Organizimi për manifestimi e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka qenë një dështim i plotë i institucioneve të vendit  në një ngjarje kaq të rëndësishëm ka dështuar komplet protokolli dhe aq më tepër veprimi i kryeministrit Haradinaj, përjashton krejt normat kryesore bazike të etikes dhe të sjelljes së një kryeministri. Është  e papranueshme me tërheq zvarre një zonje sepse në fakt vetë paraqitja e saj ka qenë një dështimi i protokollit. Mirëpo, kryeministri në atë mënyrë nuk ka qenë dashur të bie në atë nivel dhe ta tërheq, pa marre parasysh arsyetimet që ka dhënë, ai ka qenë nën çdo nivel të detyrës” ka thënë Nagavci.

Tutje, deputetja e VV-se komentoi edhe deklaratën e kryeministrit, ku ky i fundit ishte deklaruar se po të ishte ndonjë burrë në vend të Valdete Deralles, do të vepronte ndryshe.

“Ky është gabimi i rrallës në vend se ai te dilte në  konferencë  për media të kërkonte falje për sjelljen e dhunshme, sjellje të pa kulturuar dhe pa edukatë, në vend të kërkonte falje për çdo qytetarë të Republikës ku në detyrën e kryeministrit ai ka bërë një veprim të tillë ai vazhdon me deklarata të cilat  tregojnë mendësinë dhe mënyrën se si e shikon vendin dhe si duhet vepruar në këtë vend” ka përfunduar deputetja e VV-së, Arberie Nagavci.ImageBekim Selishta

Sociologu Bekim Selishta, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se përgjegjësia ndaj atyre veprimeve i takon protokollit, aty vendoset nëse është vepruar drejtë apo jo.

“Fjalimet përgatiten me protokoll, në protokoll ka rregulla dhe aty vendoset kush do të jetë pjese e organizmit, përgjegjësi jep vetëm pjesa e protokollit, madje aty vendoset nëse kanë vepruar drejte institucionet shtetërore, apo duhet penalizuar për një veprim të tillë. Unë në fund të fundit i shoh shumë fajtore edhe shoqatat që merren me të drejtat e grave, a merren ato vetëm me privilegje apo edhe me gjëra tjera si kjo e fundit, reagimi i tyre nuk ka qenë si është dashur të jetë, nuk duhet mbështetur një femër veç kur ka privilegje por duhet reagoj një femër edhe në aspektet tjera” ka përfunduar Selishta.ImageNexhat Haziri

Analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky njeri që është kryeministër i vendit, sikur harron se nuk është më rojtar apo punëtor sigurimi në salla koncertesh por është kryeministër, andaj duhet të jetë shumë i kujdesshëm për veprimet e tij.

“Veprimet e kryeministrit Haradinaj gjatë gjithë kohës sa është drejtues i qeverisë së Kosovës, siç është edhe ai veprimi skandaloz në Prizren, për mua nuk bëjnë ndonjë risi apo të papritur, pasi ai nuk mund të dal nga vetja, pra I tillë është dhe kjo përbën një fatkeqësi për Kosovën që ky njeri është kryeministër i vendit. Z. Hardinaj sikur harron se nuk është më rojtar apo punëtor sigurimi në salla koncertesh por është kryeministër, andaj duhet të jetë shumë i kujdesshëm për veprimet e tij. Megjithatë unë them mendimin tim, se sjellja dhe veprimet e tij reflektojnë nga personaliteti i tij dhe kjo nuk përbën asnjë të papritur për mua por edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës” ka përfunduara Haziri.

Tags: e kryeministriNjihunishqiptarskandalette gjitha

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Mjekra e Ronaldos, mesazhi është i qartë dhe po realizohet

Shfaqja teatrale e opozitës me regjisor Edi Ramën

Fati dhe VAR-i i japin tre pikë Spanjës përballë Iranit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

by mirseda
10:12 | 04/06/2026
0

Ushqimi i pashëndetshëm, i kontaminuar me baktere, viruse, parazitë ose kimikate të dëmshme, vlerësohet se shkakton rreth...

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com