Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shfaqja teatrale e opozitës me regjisor Edi Ramën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Një muaj më parë opozita kishte kauzën e saj. Ajo ngriti një komision hetimor për Saimir Tahirin dhe mori përsipër çështjen “Babalja”. Duket se ishin kauzat e saj.

Por disa javë më vonë, Tahiri e fitoi betejën në gjykatë për masën e sigurisë dhe afera “Babalja” rezultoi një inskenim që mund t’i kushtojë imunitetin një deputeti dhe ndjekje penale për atë që PD e kishte caktuar si gazetar në këtë aferë.

Kaq mjaftoi që PD t’i linte menjëherë në rrugë kauzat e saj dhe të rendte pas kauzave që i shpik Edi Rama. Dhe duket se ai ja ka marrë dorën kësaj pune.

Ndërsa çështja e Teatrit dukej e mbyllur dhe Veliaj kishte vendosur paqe me aktorët, Edi Rama ua trazoi sedrën, duke i injoruar në takimin publik me ta dhe duke prodhuar një beze të kuqe për të tërhequr opozitën në kauzën e shpikur prej tij.

Dhe gjithçka rrodhi shpejt.

Sot, dy muaj pas “kauzave të mëdha” të opozitës, të cilat në fakt u shkrinë në ujë për shkak të papërgjegjshmërisë gati fëminore të saj, për të prodhuar skenarë fallco, edhe pse ka boll skenarë realë të dhimbshëm për betejën opozitare, ajo ju turr bezes së kuqe të Edi Ramës.

Kauza fiktive e Teatrit dhe fokusimi i betejës tek një pjesë aktorësh, që duke qenë dhe pjesë e PD-së, u ndjenë të rëndësishëm në nostalgjinë e tyre për godinën e vjetër, tani ka bërë që PD të jetë tërësisht pjesë e PR-së së Edi Ramës dhe të merret me një çështje e cila nuk prodhon asgjë politike.

Nuk ka asgjë të keqe që aktorët të jenë pjesë e një kauze të PD-së. Biles çdo qytetar, pamvarësisht profesionit, mund t’i bashkohet një kauze politike, qoftë ky aktor, gazetar, profesor, inxhinier apo shkrimtar. Por që PD t’i bashkohet një kauze fallco artistësh, duke qenë partia më e madhe opozitare, dhe ta bëjë atë betejë të ditës, tregon për varfërinë e saj reale dhe spiralen ku e ka futur sforcimi për të shpikur kauza.

Lulzim Basha është aq vulnerabël nga kundërshtarët e tij, sa ai nuk prodhon dot asgjë kundër tyre, por konsumon atë që i ofrojnë ata.

Dy muaj më pare, kundërshtarët brenda partisë hëngrën një drekë në Korçë, dhe ai nxitoi të bëjë një Kuvend kombëtar, të shpallë zgjedhje në parti dhe të bëjë sikur do organizojë partinë, ndërsa sot nuk po shikoj asnjë palë zgjdhje nëpër rrethe dhe asnjë riorganizim partie. Me sa duket kundërshtarët duhet të hanë ndonjë drekë tjetër, që ai të vihet në punë.

Edi Rama po ashtu e pa që çështja e Teatrit u mbyll shpejt dhe pa shumë energji, dhe e riktheu nga e para duke provokuar, dhe tani gjithë PD po shkon pas bezes së kuqe të tij.

Tani disa europianë kanë dëshirë që Shqipëria të bëhet bazë e mijëra emigrantëve sirianë. Është fjalë për liderë ksenofobë të Europës, nga ata që i kanë bezdi emigrantët në shtetet e tyre. Edi Rama gjen rastin dhe i jep “garanci” opozitës se është kundër tyre, pa qenë i detyruar as t’i marrë, as t’i kundërshtojë, dhe opozita bën thirrje për përmbysje pushteti, se mos vijnë emigrantë nga lufta këtu. Biles e plotëson më mirë Teatrin me deklaratën e Pandeli Majkos, që ngre alarmin për këtë çështje.

Kaq mjafton që opozita të zbulojë teori konspiracioni në këtë mes dhe Berisha të bëjë thirrje për përmbysje, edhe pse ne jemi një komb refugjatësh, që kemi mbushur me 2 milionë njerëz Europën dhe SHBA.

Kjo estradë politike duket se do të vazhdojë dhe qeverisë përveçse i duhet të merret me punët e saj, për të qeverisur vendin, duket se më shumë vret mendjen se si të qeverisë opozitën, duke i bërë kauzat e saj të vetmet gjëra teatrale në këto kohë./Tema/

Tags: Edi Ramenopozitësregjisorshfaqjateatrale

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Fati dhe VAR-i i japin tre pikë Spanjës përballë Iranit (Video)

Peshqit e ngordhur pluskojnë mbi ujërat e lumit Drin, ndotja alarmante

Kim Jong Un arratiset nga Kina, komenton takimin me Trump sapo arrin në atdhe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com