Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Njihuni me manovrat e Adriatik Llallës/Kërkoi shpëtim tek Meta, Vettingu e këput në mes!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me manovrat e Adriatik Llallës/Kërkoi shpëtim tek Meta, Vettingu e këput në mes!

UPDATE-Adriatik Llalla nuk ia hedh dot Vettingut. Pavarësisht përpjekjeve të Ish-kryeprokurorit duke kërkuar azil politik në Gjermani apo lëvizjet e tij së fundmi në Turqi, Llalla nuk do t’i shpëtojë dot procesit të rivlerësimit.

Ish-kryeprokurori po gjykohet në mungesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe po tenton t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë.

Ai ka autorizuar avokatin e tij Sokol Hazizaj për të marrë në dorë mbrojtjen e tij. Megjithatë, sipas KPK-së, Llalla nuk do t’ia hedhë dot Vettingut pavarësisht manovrave të tij të njëpasnjëshme.

Ish-kryeprokurori ka kërkuar t’i shpëtojë Vettingut përmes dorëheqjes te presidenti Meta, por KPK ia ka cilësuar si të pavlefshëm duke qenë se dorëheqjen nga të qenit magjistrat duhet ta kishte paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për sa kohë nuk është ngritur institucioni i Lartë i Prokurorisë.   

Ditën e sotme, në orën 10:00 nisi seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Komisioneri Publik ka shpjeguar para gjyqtareve arsyet përse Vettingu për Adriatik Llallën nuk mund të ndërpritet.

Komisioneri publik: Adriatik Llalla kur ishte prokuror ka dërguar në KPK dokumentet për rivlerësimin kur ishte në detyrë.  Kjo trupë ka nisur veprimet hetimore, ndërkohë që Llalla me 24.1.2018 i ka dërguar letër KPK-së se nuk është me pjesë e drejtësisë, pas zgjedhjes se kryeprokurores së re. Në përgjigje të shkresës së tij, KPK i kthen përgjigje Llallës, duke e informuar se edhe pas përfundimit të mandatit ai ishte sërish magjistrat. KPK i ka thënë Llallës se Vettingu ndërpritet vetëm kur jep dorëheqjen nga sistemi.

Llalla më 12 shkurt dërgon letrën e dorëheqjes te Presidenti i Republikës, ku shkruan se heq dorë nga të qenit magjistrat. Më 16 shkurt KPK ndërpret procesin e rivlerësimit për Llallën pas dorëheqjes së tij si magjistrat. Në rastin konkret, Llalla ka zgjedhur të mos i nënshtrohet Vettingut. Por sipas nesh, KPK nuk mund ta ndërpriste Vettingun, pasi Llalla ishte magjistrat edhe ditën kur KPK ka vendosur të ndërpresë Vettingun. Sipas ligjit, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep dorëheqjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në kushtet kur këto dy institucione nuk janë ngritur akoma, ligji parashikon që duhet ta kishte dërguar dorëheqjen në KLD.

11:00-Kolegji i Posaçëm i Apelimit është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta përfaqësuar avokati i tij Sokol Hazizaj.

Llalla i është drejtuar Kolegjit përmes një prokurore të posaçme ku kërkon që të përfaqësohet nga avokati Hazizaj përpara çdo organi gjyqësor. Nga kërkesa e shkruar në turqisht lë të kuptohet se ai shkruan nga Turqia. Ndërsa në Shqipëri po shqyrtohet procesi i Vettingut ndaj të tij të cilin Llalla e ka apeluar përmes avokatit të tij.

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para çdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posaçëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time, Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë çdo ankesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.

Sot në orën 10:00, do të mbahet seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.

Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama.

Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.

Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.

Çfarë ndodhi në seancën e 16 majit 

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?

Avokati i Llallës: Para dy javësh.

Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?

Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.

Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?

Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.

Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?

Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit

Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sokol Hazizaj: Brenda 15 ditëve mund të realizohet njoftimi i subjektit të rivlerësimit.

Sokol Çomo: Shtyhet seanca për në 31 Maj 2018 ora 10.

Tags: Adriatik LlallahetimetKolegjit të Posaçëm të Apelimitpërballësot

TË LIDHURA

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash
Aktualitet

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

20:57 | 29/05/2025
Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje
Aktualitet

Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

20:11 | 29/05/2025
Trafik kokaine Zvicër-Itali, arrestohet shqiptar dhe bashkëpunëtor
Aktualitet

Trafik kokaine Zvicër-Itali, arrestohet shqiptar dhe bashkëpunëtor

19:22 | 29/05/2025
Next Post
Emri/Krimi i rëndë, burri vret nënën shqiptare në sy të fëmijës

“Ishte babi, unë e pashë”, djali 5-vjeç i shqiptares që u vra nga burri në gjendje shoku

“Shqipëria e Madhe”, Rama tërbon Serbinë: Ujku, ujku… vetë po e kërkoni!

"Shqipëria e Madhe", Rama tërbon Serbinë: Ujku, ujku... vetë po e kërkoni!

Vuçiç fëlliq fare Ramën dhe flet për njohjen e Kosovës: Unë s’kam fare turp…

Vuçiç fëlliq fare Ramën dhe flet për njohjen e Kosovës: Unë s’kam fare turp...

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”
Bota

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

by mirseda
21:11 | 29/05/2025
0

Ministrja i Punës dhe Shëndetësisë në Francë shprehu qëllimin e qeverisë franceze për të zgjeruar listën e...

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

20:57 | 29/05/2025
Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

20:11 | 29/05/2025
“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

20:09 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com