Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Njihuni me ambasadoren e re amerikane në OKB

Ambasadorja e re amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara filloi detyrën të enjten. Kelly Knight Craft nuk do të ketë shumë kohë për t’u ambientuar, pasi ajo arrin pak më shumë se një javë para mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në OKB, Margaret Besheer sjell hollësitë. Ambasadorja Craft ia dorëzoi letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres dhe më pas shkoi në Këshillin e Sigurimit. Ajo u prit ngrohtësisht nga kolegët e saj të rinj dhe më pas votoi duke mbështetur tre rezoluta. Më vonë ajo u tha gazetarëve se nuk është vetëm e dërguara e Presidentit Trump në OKB, por edhe një zë për angazhimin e Amerikës për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“Në një botë të përfshirë nga kriza humanitare, sfidat gjeopolitike, udhëheqja e fortë amerikane është absolutisht kritike dhe unë synoj ta siguroj atë. Unë do të mbroj vlerat dhe interesat e Amerikës. Do të qëndroj pranë miqve dhe aleatëve tanë. Do të mbështes të varfërit dhe të pambrojturit. Dhe kurrë nuk do të ngurroj të punoj me ata që vërtet dëshirojnë të çojnë përpara kauzën e dinjitetit njerëzor.”

Craft, ish-biznesmene nga Kentucky, dhe burri i saj, Joe, ekzekutiv miliarder i industrisë së qymyrit, janë të mirënjohur në qarqet republikane si donatorë të mëdhenj. Ata kontribuan 1 milion dollarë në garën presidenciale të Presidentit Trump në vitin 2016.

Presidenti Trump e emëroi atë në postin e ambasadores amerikane në Kanada dy vjet më parë. Mandati i saj u dominua nga negociatat për arritjen e marrëveshjes së re tregtare SHBA-Kanada-Meksikë. Ambasadorja Craft u konfirmua për postin e saj në OKB më 31 korrik, me një shumicë të thjeshtë në senatin amerikan, ku disa demokratë u ankuan se ajo nuk kishte përvojë të mjaftueshme në politikën e jashtme.

“Zonja Ambasadore më lejoni të jem e sinqertë, kam rezerva të thella në lidhje me mungesën e kualifikimeve tuaja për një rol kaq kompleks dhe sfidues. Historikisht, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në OKB kanë sjellë përvojë të rëndësishme ekzekutive ose përvojë të drejtpërdrejtë pune në politikën e jashtme”, tha senatori demokrat Bob Mendez. Mungesat e saj të mëdha nga ambasada në Kanada, më shumë se gjysma e 608 ditëve në punë, gjithashtu ishin temë shqyrtimi. Zonja Craft ka pak më shumë se një javë kohë para se udhëheqësit botërorë, përfshirë shefin e saj, të arrijnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Analisti i çështjeve të OKB-së, Richard Gowan thotë se ambasadorja Craft do të luajë vetëm një rol në prapaskenë gjatë mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Detyra e saj është të sigurojë që udhëtimi i presidentit në Nju Jork të shkojë mirë. Ajo nuk do të bëjë vetë diplomaci thelbësore. Mendoj se zonja Craft do të jetë në gjendje të ketë një ndikim personal në Nju Jork pas mbarimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe mund të shpenzojë pak më shumë kohë në ndërtimin e marrëdhënieve me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe fuqitë e rëndësishme të përfaqësuara në OKB”.

Një nga temat e mëdha në takimin e këtij viti do të jetë ndryshimi i klimës. Familja e zonjës Craft ka lidhje me industrinë e qymyrit dhe ajo dikur i tha një intervistuesi kanadez se ajo u beson “të dyja grupeve” në debatin për klimën. Ambasadorja Craft zëvendëson ish ambasadoren Nikki Haley, e cila u largua nga posti nëntë muaj më parë.

Niki Haley kishte statusin e anëtares së kabinetit, që zonja Craft nuk do ta ketë, dhe kultivoi një profil të lartë politik. Analistët thonë se zonja Craft ka të ngjarë të ketë një rol më të kufizuar në përcaktimin e objektivave të politikës së jashtme. /VOA

Tags: ambasadoreamerikanëNjihuniOKB

TË LIDHURA

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Next Post
Spahiu i shkruan Rudina Hajdarit: Sot Berisha qan për Azemin, por ja çfarë thoshte dikur

Spahiu i shkruan Rudina Hajdarit: Sot Berisha qan për Azemin, por ja çfarë thoshte dikur

Stefi Prifti zbulon sherrin me Aurela Gaçen

Stefi Prifti zbulon sherrin me Aurela Gaçen

Agostinelli i thur elozhe futbollistit shqiptar

Agostinelli i thur elozhe futbollistit shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com