pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvtaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetbetplayibizabet girişbetexper girişbetexperpalacebet girişpalacebetmercurecasino girişmercurecasinocasinowon girişbetexpersonbahis girişcasinowonbetbey girişsonbahistambet girişbetbeygrandpashabet giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusujojobetcasibombetgitbetbeyesbetcashwinibizabetbetgitHititbet Girişibizabetpalacebetcasinowonsonbahisbetbeyjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Njihuni me drejtuesit e SHISH ndër vite/Nga Irakli Koçollari te Helidon Bendo

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit, është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) Helidon Bendo. Ky i fundit është diplomuar për matematikë dhe ka një eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo është drejtori i 10-të, që pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, kur u reformuan Organet e Sigurimit të Shtetit që funksionin gjatë regjimit komunist.

Shërbimi Informativ Kombëtar u krijua në vitin 1991, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK)”.

Por, kush janë drejtorët e emëruar në krye të këtij institucioni?

Drejtori i parë ishte Irakli Koçollari, i cili u emërua nga Fatos Nano. Koçollari kishte një karrierë të pasur në fushën e diplomacisë, me disa detyra të larta pranë shërbimeve diplomatike Shqiptare në Evropë, por nuk qëndroi as një vit, duke drejtuar nga 1 gushti i vitit 1991 deri në 29 qershor 1992.

Bashkim Gazidede është drejtori i dytë, i cili u emërua nga Aleksandër Meksi, por më tepër i afërt me Presidentin në atë kohë, Sali Berishën. Gazidede u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për matematikë dhe qëndroi pesë vjet në krye të SHIK-ut (siç quhej atëherë), konkretisht nga 29 qershori 1992 deri më 9 prill 1997.

Gazidede u largua nga drejtimi i SHIK-ut në 1997, në kohën kur Shqipëria u pushtua nga një kaos si pasojë e krizës financiare nga rënia e skemës së piramidave.

Më pas u komandua Astrit Kodra, nga 9 prilli 1997 deri më 29 maj 1997, për t’i lënë vendin Arben Karkinit më 29 maj deri më 21 gusht 1997, as tre muaj.

Kur erdhi në pushtet Partia Socialiste, me kryeministër Fatos Nanon, ky i fundit emëroi drejtor Fatos Klosin. Klosi qëndroi në detyrë nga 21 gushti 1997 deri më 7 gusht të vitit 2002.

Dy vite pasi Klosi kishte marrë detyrën, pra në 1999 me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).

Petrit Myftari është pasuesi i Klosit, i cili u komandua dhe qëndroi drejtor për një periudhë të shkurtër tremujore, konkretisht që nga 7 gushti 2002 deri më 18 nëntor 2002.

Shefi i radhës i SHISH është Kujtim Hysenaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet 1986-1992. Hysenaj qëndroi në krye të këtij posti për një periudhë më shumë se dy vjet: 18 nëntor 2002 deri më 27 janar 2001.  Hysenaj vdiq gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas vdekjes së Hysenajt, kryeministri në atë kohë Fatos Nano, emëroi Bahri Shaqirin. Ky i fundit ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe qëndroi për një periudhë pesëvjeçare: nga 27 janari 2001 deri më 9 gusht 2012), periudhë kjo që përkon me kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Berisha dhe Shaqiri kanë pasur marrëdhënie të ftohta, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011.

Berisha emëroi në krye të SHISH më 8 gusht të vitit 2012 Visho Ajazi Likën. Ky vendim habiti shumë persona, pasi Visho Ajazi kishte dy pasaporta: shqiptare dhe atë kanadeze, madje në kohën e emërimit ai jetonte në Kanada.

Visho Ajazi Lika ishte diplomuar për matematikë si Bashkim Gazidede, ndërsa marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama pas ardhjes së tij në pushtet në 2013-ën kanë qenë mjaft të ftohta.

Pas 5 vitesh në krye të detyrës, sot erdhi edhe dorëheqja e 61-vjeçarit shkodran, i cili qëndroi në detyrë konkretisht nga 9 gushti 2012 deri 30 tetor 2017.

Tashmë në krye të SHISH-it është Helidon Bendo, drejtori i tretë i SHISH i diplomuar në matematikë.

Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:

01.08.1991 deri 29.06.1992          Irakli Koçollari

29.06.1992 deri 09.04.1997          Bashkim Gazidede

09.04.1997 deri 29.05.1997          Astrit Kodra (me komandim)

29.05.1997 deri 21.08.1997          Arben Karkini

21.08.1997 deri 07.08. 2002         Fatos Klosi

07.08. 2002 deri 18.11.2002         Petrit Myftari (me komandim)

18.11.2002 deri 27.01.2005          Kujtim Hysenaj

27.01.2005  deri 09.08.2012         Bahri Shaqiri

09.08.2012 deri 30.10.2017          Visho Ajazi Lika

30.10.2017 e në vazhdim               Helidon Bendo

Tags: Bahri ShaqiriBashkim GazidededrejtuardrejtuesitFatos KlosiHelidon BendoinstitucioninIrakli KoçollariNjihunisekretshërbimitSHISHVisho Ajazi Likavite

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Next Post

Familjet shqiptare ulin shpenzimet për ushqim, por dyfishojnë ato për arsimim

Kirurgjia laparaskopike, teknika e re e heqjes së tumorit

Berisha: Visho Ajazi do të dërgonte në Prokurori përgjime për Ramën dhe Tahirin të lidhur me drogën







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

by mirseda
15:26 | 10/06/2026
0

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Dërgesa”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave...

Gonxhja nga Konferenca Rinore: Jemi një hap larg BE-së, protesta është medalje demokracie

15:18 | 10/06/2026

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

14:47 | 10/06/2026

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com