Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rreth dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi duke thënë si pagoi me dorëheqjen e tij të papritur, çmimin e denoncimeve në prokurori dhe institucione të tjera si dhe informacioneve të panumërta që faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vëllaçko Olsit me drogën, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha vlerëson Ajazin duke thënë se i shërbeu vendit me integritet dhe përkushtim të veçantë, në drejtimin e këtij shërbimi dha sot papritur dorëheqjen.
Berisha shkruan se kjo dorëheqje erdhi, në kulmim e skandalit të implikimit te Saimir Tahirit, si anëtar kryesor i bandës Habilaj, dhe bllokimit të prokurorisë nga Noriega, dëshmon tmerrin e Ramës nga dokumentet përvëluese që Shërbimi Informativ mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Renda për dosjen Tahiri por edhe për vet Ramën e përgjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe për afera të mëdha korruptive si dhe vëllaçko Olsin e kokainës dhe narko-ministra të tjerë.
Postimi i plotë i Berishës
Dorëheqja e Ajazit par lens non volens!
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur doreheqhjen.
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai pagoi me doreheqjen e tij te papritur, çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb