Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njëzet punët më stresuese në botë

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Njëzet punët më stresuese në botë

Stresi zë një pjesë të rëndësishme të jetës sonë të përditshme, dhe shumica e tij buron nga lloji i punës që bëjmë. Natyrisht, disa profesione prodhojnë nivele më të larta të stresit se sa të tjerat. Shumica e njerëzve, mendojnë se ata vetë kanë punën më stresuese në botë. Por cilat janë në fakt punët më stresuese në botë? Ndiqni renditjen më poshtë.

Gjyqtar futbolli 

Sa e vështirë mund të jetë të qëndrosh në anë të fushës, të vendosësh ndëshkime dhe gjykosh fituesit? Me sulmet e vazhdueshme verbale, dhe kërcënimet me vdekje nga tifozët, puna e arbitrit mund të shkaktojë shumë stres, dhe sigurisht më shumë netë pa gjumë.

Mësues

Mësuesit priren të punojnë shpesh jashtë orarit, për të garantuar që nxënësit të kenë rezultatet e duhura në mësime, apo dhe për të përmbushur të gjithë planin mësimor. Ata përballen me një shumëllojshmëri personalitetesh të ndryshme nxënësish, që jo rrallë janë problematikë.

Operator telefonik (call center)

Të ndenjurit ulur në një tavolinë, dhe duke biseduar me njerëz gjatë gjithë ditës, mund të duket si puna më e lehtë në botë. Por kur keni të bëni me klientë të zemëruar matanë receptorit, dhe keni një mal me objektiva për t’u arritur që të merrni një bonus në fund të muajit, atëherë e ndjeni shpejt tensionin.

Psikolog 

Puna si këshilltarë të shëndetit mendor, mund të jetë mjaft stresuese. Duhet të ruani vazhdimisht qetësinë, dhe të jeni në gjendje të përballoni ngarkesa të mëdha, për t’i ndihmuar sa më mirë pacientët tuaj, që mund të jenë shpesh agresive, verbalisht apo edhe fizikisht.

Punonjësi social

Në varësi të punës, ata mund të kujdesen për pacientët që janë të moshuar, fëmijët, të sëmurët ose njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Turnet e natës, oraret e zgjatura, mund të dëmtojnë shëndetin dhe jetën personale të dikujt, edhe pse kënaqësia e të pasurit një ndikim pozitiv në jetën e dikujt, mund ta lehtësojë disi stresin.

Menaxher i IT

Shumëkujt i duket një punë e lehtë, por të qenit përgjegjës për proceset e IT të një kompanie mund të shkaktojë mjaft vështirësi, veçanërisht nëse ka ndonjë gabim dhe kur bie i gjithë sistemi. Ju duhet të zhvilloni shpejt aftësitë tuaja të lidershipit, dhe të jeni në gjendje të arrini zgjidhje të shpejta dhe efektive

Kirurg

Kirurgët punojnë me pacientët, trajtojnë lëndimet dhe përballen me një numër rrethanash të papritura gjatë një operacioni. Ata kanë një stres vazhdueshëm që të mos marrin një vendim të gabuar, që mund të rezultojë një gabim fatal.

Shofer taksie 

Udhëtarët e dehur dhe të pasjellshëm, shoferët e çmendur, trafiku në orët e pikut, dhe moti i keq janë vetëm disa nga arsyet pse ky profesion bart shumë stres.

Drejtuesi i zyrës së marrëdhënieve me publikun (PR)

Drejtuesit e PR, janë përgjegjës për reputacionin e klientëve apo të kompanisë ku punojnë. Ata duhet të punojnë orar pa orar, për të siguruar që klientët e tyre të marrin mbulimin më të mirë mediatik, dhe të hartojnë strategji për të rritur dukshmërinë e tyre.

Moderator lajmesh

Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për raportimin e lajmit të fundit në televizion. Dhe nuk është një pozicion për njerëzit që kanë drojë nga kamera, pasi duhet të jeni një folës i mirë në publik, dhe të jeni në gjendje të përballoni situatat e ndërlikuara, nga gabimet teknike tek një i intervistuar që del jashtë temës.

Gazetar 

Ditët e një gazetari mund të ndryshojnë, nga qenia në një studio, në një fushëbetejë. Pasi të keni në dorë një lajm me rëndësi, duhet të nxitoni ta publikoni atë përpara se këtë ta bëjnë këtë konkurrentët tuaj mediatikë. Dhe e gjitha kjo për një pagë relavitisht të ulët, në krahasim me profesionet e tjera.

Polic 

Policët e vënë çdo ditë në rrezik jetën e tyre, pasi përballen me situata të rrezikshme siç janë grabitjet e armatosura, dhe arrestimet e kriminelëve të rrezikshëm. Kjo shkakton natyrisht shumë stres dhe probleme të tjera shëndetësore.

Pilot avioni 

Të qenit i vetmi person përgjegjës për sigurinë e qindra udhëtarëve, mund të jetë jashtëzakonisht stresues, sikurse mund të jenë edhe ndryshimet e minutës së fundit të orareve të nisjes, apo edhe orët e gjata të të qenit në ajër.

Zjarrfikës

Zjarrfikësit rrezikojnë përditë jetën e tyre për sigurinë e të tjerëve. Ata nuk e dinë sa i rrezikshëm do të jetë një zjarri i caktuar, dhe sa njerëz do të duhet të shpëtojnë atë ditë. Situatat e papritura, mund të shtojnë ndjeshëm stresin gjatë kësaj pune.

Personeli ushtarak

Puna më e vështirë, është padyshim ajo e personelit ushtarak. Largimi nga shtëpia, shpesh për disa muaj drejt zonave të luftës, mund të jetë jashtëzakonisht traumatik. Frika nga plagosja dhe viktimat e shumta, mund të shkaktojë një ankth të madh. Dhe në fakt, të paktën 30 për qind e trupave amerikane, vuajnë nga probleme psikologjike dhe çrregullime post traumatike./ Tirana Today

Tags: me stresuesene botepunët

TË LIDHURA

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas
Bota

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë
Bota

Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë

18:13 | 13/08/2025
Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime
Kuriozitete

Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime

18:11 | 13/08/2025
Next Post
Policia nuk e kap dot aktorin e “Portokalli”-së, s’do ta besoni çfarë problemi ka

Policia nuk e kap dot aktorin e “Portokalli”-së, s’do ta besoni çfarë problemi ka

Letra e Fugës: KQZ-ja një institucion i kalbur, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Letra e Fugës: KQZ-ja një institucion i kalbur, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Mbappe “trondit” botën e futbollit me këtë postim

Mbappe “trondit” botën e futbollit me këtë postim

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

by mirseda
20:07 | 13/08/2025
0

Një tjetër vatër zjarri është përhapur në sipërfaqen pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e parkut...

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com