Ledio Lako, i cili tashmë është ndër veteranët e “Portokalli”-së, ka spikatur me personazhin e Kapos, Tironsit, por edhe role të tjera. Ai zbuloi dje në “E Diell” se është mision më vete t’ia marrësh shenjat e gishtërinjve.
Ndoshta nuk do ta besoni, por kjo vjen për shkak të një çrregullimi që i shkakton djersitjen e duarve, saqë nuk shkon dot në gjendjen civile.
“Po t’i shikoni duart e mia, janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve”, u shpreh aktori. Ai ndau me ndjekësit e tij në emision, një episod gjatë të cilit, grave të gjendjes civile iu desh të mblidheshin të gjitha në dispozicion të tij, pasi makineria e kishte të pamundur të detektonte shenjat e gishtërinjve.
“Kur shkova për të ribërë kartën e identitetit, u mblodhën 6 gra. Njëra më thante, një tjetër më fshinte, sërish dilte ‘error’ derisa u detyrova t’i fshija duart në suvanë e murit, dhe më në fund aparatura njohu shenjat e gishtërinjve”.