Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Njeriu që mund të ndalojë Ramën drejt mandatit të tretë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Debati për ministren/Dritan Hila: Po me Berishën pse nuk merreni?

Nga: Dritan Hila

Le të përpiqemi të analizojmë Edi Ramën. Përtej perceptimit që kundërshtarët e tij mundohen të ngrenë si njeri pervers, sepse kjo nuk ndihmon në politikë.

Mbase Rama është i tillë, mbase jo tamam, ose nuk është fare. Por bota ka njohur drejtues të suksesshëm që në jetën private kanë pasur shumë më tepër vese. Katerina e Madhe e Rusisë ishte nimfomane dhe burrëvrasëse, presidentët e Francës të dhënë pas seksit; edhe amerikanët nuk mbeten pas.

Për të mos shkuar në mesjetë apo lashtësi. Tashmë të jesh politikan të duhen dy gjëra: Së pari të konvergojnë interesat e një pjese të konsiderueshme të popullsisë si njeriu që ti i jep punë dhe mirëqenie.

Së dyti, të jesh punëtor. Kush e ka njohur në opozitë, e di se Rama punon 20 orë në 24. Falë këtij impenjimi ai ia doli të spastrojë partinë nga konkurrentët dhe njëkohësisht ta mbante, gjithmonë të karikuar për betejë.

E njëjta gjë vlen edhe për kohën që është në pushtet. Është punë tjetër nëse ai kupton nga të gjithë fushat e qeverisjes, nëse ai e shpenzon kohën të kuptojë ekonominë apo u jep përgjigje në FB atyre që e kritikojnë, nëse merret me sistemin shëndetësor apo vetëm me anën hoteliere të tij. Por Rama është një njeri që rri 20 orë në punë.

Ndërkohë në krahun përballë vetëm një person i ka të gjitha cilësitë për t’u përballur me të dhe ky nuk është Ilir Meta.

Meta është po aq punëtor. Pak rëndësi ka se i mungon karizma. Ka aureolën e njeriut të fjalës dhe trim. Por i mungon partia e madhe dhe ideologjike. Sado që u përpoq të krijonte polin e tretë, nuk ia doli. Ndaj ai ngre zërin, të kujtohen që është. Ai që mbetet dhe mund të ndalë Ramën drejt mandatit të tretë është Sali Berisha.

Berisha është një kafshë politike në kuptimin e mirëfilltë dhe jetën e koncepton në funksion të saj. Berisha është 20 orë në punë. Drekën ia çojnë në zyrë. Bashkëpunëtorët e tij duhet të ndërrohen me dy turne. Po ashtu edhe truprojat. Edhe kur udhëton në makinë, Berisha nuk humbet kohë dhe shfleton shtypin.

Ashtu si Rama, as Berisha nuk ka miq dhe armiq të përhershëm, por ka njerëz që i duhen ose jo. Ashtu si Rama dhe Berisha ka karizëm. Madje konkurron Hoxhën në këtë pikë.

Asnjë bashkëpunëtor i tij nuk mund të quhet bir politik i tij, madje as i ndjeri Olldashi, nuk kishte stofën t’i ngjante Berishës. Dhe kjo nuk vjen se Berisha i ka vrarë në djep pasardhësit, pasi është e pamundur të vrasësh fatin.

Por thjesht nuk ka pasur. Ndaj Berisha e ka kuptuar se Ramën mund ta përballojë vetëm ai. Ndaj ka zbritur rishtas në fushëbetejë. Njeriu që ia ka dalë të sjellë në pushtet tre herë një parti e cila ka me pak numra se ajo socialiste po përpiqet për herën e katërt të saj. Po e bën këtë duke mos qenë prijësi de jure i opozitës. Po e bën, duke vënë përpara Bashen.

Lulzim Basha është i kompleksuar nga Rama, nuk ka karizëm dhe as fuqinë e batutës, nuk është hazerxhevap dhe as krijues neologjizmash, dhunti që Berisha i ka me tepri, por nuk kanë vlerë, kur nuk je udhëheqësi zyrtar i palës në betejë. Ndaj Berisha e ka të vështirë këtë betejë, se duelet nuk fitohen dot me dublantë.

Tags: Dritan Hilamandatirama

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Një datë të re zgjedhjesh, Presidenti do shpërndajë Parlamentin? Rama jep sinjalet

Metës nuk i del inati me Ramën, i kujton rezultatin nga mbledhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Trump i bën thirrje Shqipërisë të largohet nga iniciativa kineze 17+1

Trump i bën thirrje Shqipërisë të largohet nga iniciativa kineze 17+1

“Suksese më të mirëve”, Xhemi Shehu mbështet aktorët e “Portokalli”-së

"Suksese më të mirëve", Xhemi Shehu mbështet aktorët e “Portokalli”-së







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie
shendetesi

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

by mirseda
14:56 | 23/10/2025
0

Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore...

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

14:34 | 23/10/2025
140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

13:49 | 23/10/2025
“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

13:33 | 23/10/2025
Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

13:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com