Ilir Meta nuk ka humbur kohë pas fjalës së Ramës, ndërsa ka dhënë mesazhin e radhës duke ripostuar fjalën e ish-presidentit Bujar Nishani.
“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi.
Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Nishani i cilëson jo produktive këto mbledhje të përbashkëta, midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Ish-presidenti shprehet se deri më tani nuk është arritur asnjë produkt konkret.
Statusi
“6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve ??!!
Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një).
Asgjë ! 0 (zero) me bisht !
Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri !
Natyrisht asgjë për tu çuditur !
Një qeveri shqiptare që rrjeshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve.
Maskat janë çjerrë, tradhëtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura!
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3404667532912829
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Ilir Metës, për vendimet e Arbitrazhit që ka dhënë kundër qeverisë shqiptare.
Për Ramën, qeveria shqiptare s’ka humbur asnjë gjyq deri tani në Arbitrazh. Kryeministri ka theksuar se ka angazhuar dhe avokaturën e shtetit dhe avokatë të huaj, që të ndalojnë dhe t’i zmbrapsin këto vendime kundër Shqipërisë.