Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Njeriu i Shiut”, kush ishte amerikani me aftësi mendore të jashtëzakonshme 

6 vjet ago
in Kuriozitete, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Njeriu i Shiut”, kush ishte amerikani me aftësi mendore të jashtëzakonshme 

Në filmin “Rain Man” (Njeriu i Shiut), aktori amerikan Dastin Hofman, luan rolin e një njeriu autik me një aftësi të pabesueshme për të kujtuar detaje, duke numëruar me një shikim të vetëm qindra kunja dhëmbësh që bien përtokë, dhe shumë veprime të tjera mahnitëse mendore.

Ai film mbetet aq popullor, sa që shumë njerëz mund të mos e kuptojnë që personazhi i Hofman, ishte i bazuar mbi një person të vërtetë: Kim Peek, Njeriu i vërtetë i Shiut. Dhe në fakt jeta e pabesueshme e Peek, ishte edhe më e mahnitshme se sa përshkruhet në film.

Peek lindi me një tru realisht të jashtëzakonshëm, të cilit i mungonte një grup nervash, që lidh zakonisht të dyja hemisferat. Por me kalimin e viteve, kjo anomali i dha atij disa aftësi mendore befasuese. Kur ishte vetëm 2-vjeç, Peek ishte në gjendje të mësonte përmendësh sasi të mëdha informacioni.

Ai kishte gjithashtu një aftësi të pazakontë për të lexuar libra, me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Peek mund të lexonte shumicën e librave në më pak se 1 orë, duke kujtuar pothuajse gjithçka që kishte lexuar. Një pjesë e kësaj aftësie, ndihmohej nga fakti që ai mund të lexonte në fakt dy faqe njëkohësisht, një faqe me secilin nga sytë.

Duke lexuar faqen e djathtë të librave me syrin e tij të djathtë, dhe faqen e majtë me syrin e tij të majtë, Kim Peek e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke lexuar. Kjo aftësi, e kombinuar edhe me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të ruajtur informacione, e shndërroi Kim Peek në një enciklopedi të gjallë.

Për shembull, ai mund të jepte udhëzime të hollësishme për orientimin në çdo qytet të botës, bazuar në hartën së cilës ai sapo i kishte hedhur një sy. Për më tepër, Njeriu i vërtetë i Shiut kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të bërë llogaritje mendore mbi kalendarët.

Për shembull, ju mund t’i thoshit Peek çdo ditë të historisë, dhe ai ishte në gjendje t’ju tregonte se cila ditë e javës ishte. Ai u afrohej shpesh të panjohurve, dhe i linte ata pa fjalë, duke iu thënë se në cilën ditë të javës kishin lindur, bazuar vetëm në datën e lindjes, apo edhe disa nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhën atë ditë.

Po çfarë i dha saktësisht Kim Peek, aftësitë e tij të jashtëzakonshme? Studiuesit që janë marrë me këtë rast, kanë sugjeruar se të lindurit pa asnjë lidhje midis 2 hemisferave të trurit, nënkupton që ai ishte në gjendje të përpunonte në çast më shumë informacione se njerëzit e zakonshëm.

Por në dallim nga shumë njerëz me të njëjtën gjendje të trurit, truri i Peek zhvilloi lidhje të ndryshme, që shumica e njerëzve nuk i realizojnë dot. Këto lidhje shtesë, i dhanë atij mundësi të kujtonte një ssasi të pabesueshme informacioni.

Megjithatë, gjendja e tij e veçantë i shkaktoi jo pak probleme serioze. Megjithë kujtesën e tij fenomenale, Peek nuk kishte një inteligjencë natyrale të spikatur. Ai pati shumë probleme me lëndët, që kërkojnë aftësi arsyetuese si matematika.

Dhe koefiçenti i tij i inteligjencës (IQ) ishte vetëm rreth 87, pra nën kufirin normal, që është midis 90-110. Peek kishte gjithashtu edhe shumë probleme zhvillimore. Ai mësoi të ecte vetëm kur ishte gati 4-vjeç, dhe kërkonte ndihmën e të tjerëve edhe për veprime shumë elementare, si për shembull mbërthimi i kopsave të këmishës.

Për fatin e tij të mirë, Peek pati një baba tepër të përkushtuar, Fran, që e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke u kujdesur për djalin e tij të talentuar, dhe duke kryer detyrat që i biri e kishte të vështirë t’i bënte. Në vitin 1984, babë e bir u takuan me skenaristin Berri Morrou, dhe bashkëpunimi mes tyre çoi në shkrimin e skenarit të filmit “Rain Man”.

Popullariteti që solli filmi, nxiti pjesëmarrjen e Peek në një seri emisionesh televizive. Ai ngjalli edhe interesin e shkencëtarëve, që e skanuan trurin e tij, për të kuptuar më mirë se si funksionon truri i njeriut. Kim Peek vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2009, në moshën 58-vjeçare.

Ishte fundi i një jete të jashtëzakonshme. Siç është shprehur Berri Morrou për të: “Unë besoj se cilido që mund të bisedonte edhe vetëm 5 minuta me Kim, do të ndahej prej tij me një pikëpamje paksa të ndryshuar mbi veten, botën dhe potencialin tonë si qenie njerëzore”./ TIRANA TODAY

Tags: amerikanHofmanKim PeekNjeriu i Shiut

TË LIDHURA

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror
Politikë

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët
Aktualitet

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë
Politikë

PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

19:30 | 07/10/2025
Next Post
“Verifikime po bëhen nga punonjës të pa kualifikuar”, Basha rikthehet në Laç

“Verifikime po bëhen nga punonjës të pa kualifikuar”, Basha rikthehet në Laç

Pranoi fajësinë, Gjykata në SHBA jep dënimin për 21-vjeçarin shqiptar

Pranoi fajësinë, Gjykata në SHBA jep dënimin për 21-vjeçarin shqiptar

“Aritmetika befasuese e Rilindjes”/ Tabaku flet me shifra: Ekonomia shqiptare ka ngrirë

“Nuk përmbush asnjë dokumentacion”, Tabaku kritikon buxhetin për 2020







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com