Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njeriu i Adriatik Llallës kërkon të fshihet në Kushtetuese, Meta e fut në listë  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Njeriu i Adriatik Llallës kërkon të fshihet në Kushtetuese, Meta e fut në listë  

Krahu i djathtë i ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, Rovena Gashi po kërkon një vend në Gjykatën Kushtetuese pas skandaleve që përfshin atë dhe vetë Llallën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Të gjitha veprimet e kryera më parë prej Gashit në prokurorinë e Përgjithshme u pasuan me shkarkimin e saj prej prokurores së re të Përgjithshme Arta Marku. Ndërsa tani pas ikjes nga organi kryesor i akuzës Gashi po kërkon një vend në Gjykatën Kushtetuese.Kjo rezulton në listën e kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të publikuar nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

Gashi ka aplikuar për një nga vendet vakante në Kushtetuese, ndërsa u bë e njohur për afërsinë e saj me Adriatik Llallën dhe pas përplasjes me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, bashkë me bashkëshortin e saj Dritan Ginën, ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, pasi të dy u larguan nga Marku nga pozicionet e tyre respektive.

Por, më shumë se kaq, ajo që bie në sy lidhet me pasurimin marramendës në një kohë kaq të shkurtër të Rovena Gashit, e cila tani kërkon edhe një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Nisur nga investigimet e fundit në media, ish-drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme rezultoi se Gashi kishte fshehur 16 pasuri në një vlerë mbi 2 milionë euro.

Përgjatë vitit 2012 kur ishte një prokurore e thjeshtë Gashi jetonte në një banesë në Durrës ku asaj i takonin 20% (1 milion lekë të reja) ose 10- 15 metra të një shtëpie 2+1 dhe shkonte në punë me një Fiat Punto.

Ndërsa në vitin 2013 kur ajo sapo u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm i ri i vendit (7 dhjetor 2012) Adriatik Llalla, në pozicionin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pasuria e saj lulëzoi.Duke qenë krahu i djathtë i Adriatik Llallës, Gashi arriti të kishte shtëpinë e saj të re në Tiranë, shtëpi të re në Durrës dhe makinën e saj të re.

Nga ana tjetër, prokuroria ka ngritur dyshime të forta se një pjesë e pronave të padeklaruara nga Rovena Gashi, të denoncuara si një skandal i madh me zyrtarët e lartë të drejtësisë nga ana e mediave, mund të jenë të ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ky i fundit mësohet se është larguar nga vendi pas nisjes së hetimeve për “pastrim të veprës penale” dhe pas investigimeve në media mbi pasurinë e tij të ngritur në mënyrë krejt të dyshimtë. Aq sa edhe vetë Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson e shpalli atë non-grata duke i mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me të afërmit e tij.

Më poshtë deklaratat e pasurisë së viteve 2012 dhe të 2013 që shpjegojnë këtë kapërcim pindarik të stadit social ekonomik dhe standardit të jetesës së Rovena Gashit.

DEKLARATA E PASURISE E VITIT 2013

Një ditë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mori në dorëzim kandidaturat  e Presidencës për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ky institucion, midis të cilave është edhe Rovena Gashi.  

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës dhe Kuvendi më pas do të zgjedhin anëtarët mes dy listave për të plotësuar  tri vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Lista e kandidatëve të Presidentit:

Alban Brati

Avni Shehu

Besnik Muçi

Dedë Kasneci

Denar Biba

Gëzim Allaraj

Ilir Mustafaj

Ilir Panda

Kristaq Traja

Luan Dervishi

Petrit Kaja

Rexhep Bekteshi

Sinan Tafaj

Theodhor Sollaku

Vladimir Gërmenji

Ardita Alsula

Arta Vorpsi

Elsa Toska

Regleta Panajoti

Rovena Gashi

Valbona Bala

Zhaklina Peto

Lista e kandidatëve të Kuvendit

Anila Kristani

Arta Vorpsi

Besnik Muçi

Çlirim Gjata

Dashamir Kore

Dedë Kasneci

Denar Biba

Elsa Toska

Gëzim Allaraj

Ilir Kadiu

Ilir Panda

Irena Nino

Kostandin Kazanxhi

Kristaq Traja

Rexhep Bekteshi

Sinan Tafaj

Sokol Hasani

Shpresa Beçaj

Theodhor Sollaku

Valbona Bala

 

 

Tags: Adriatik LlallafshihetfutkerkonkushtetueselisteMetanjeriu

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Ish-kreu i Gjykatës së Lartë: Politikanët i pret burgu, Prokuroria është zgjuar!

Ish-kreu i Gjykatës së Lartë: Politikanët i pret burgu, Prokuroria është zgjuar!

Perëndimi duhet t’i vendosë kufirin te thana, Putinit  

Perëndimi duhet t’i vendosë kufirin te thana, Putinit  

Pas lajmit se do bëhen prindër, Besi dedikim të ndjerë Xhensilës

Pas lajmit se do bëhen prindër, Besi dedikim të ndjerë Xhensilës







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com