Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar Dr. Anthony Fauci. Ky i fundit është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër pandemisë. Por pavarësisht kësaj, Trump mbetet i zhgënjyer prej tij. Presidenti amerikan ka thënë se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, e cila ka vrarë më shumë se 215.000 amerikanë.
Ai madje ka shpërthyer në revoltë të hapur, duke i konsideruar njerëzit që bashkëpunojnë me Faucin, si idiotë dhe se kjo situatë duhet të përfundojë sa më parë. “Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha”, tha Trump, duke kryer një telefonatë me stafin e fushatës nga hoteli i tij.
“Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë”.
“Fauci është një djalë i mirë,” vijoi më tej Trump. “Ai ka qenë këtu për 500 vjet”. Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej në Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë”, ndërsa merrte njohjen.
“Kemi shumë sfida përpara nesh, dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci.