E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

Rastet e reja në Shqipëri u rritën me 53%/ Ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Në Shqipëri, java e shkuar rregjistroi një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të MInistrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga ‘Zëri Amerikës’, në periudhën 13-19 Tetor janë konfirmuar 1780 raste, ose 53 përqind më shumë se periudha pararendëse 6-12 Tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.

Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit, ose 39 përqind më shumë.

Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë, dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 përqind. Pozitiviteti, i cili është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet, rregjistroi një rritje progresive në 4 javët e fundit. Në Itali, një vend i cili po i rikthehet kufizimeve, niveli i pozitivitetit është luhatur mes 7 dhe 9 përqind, ditët e fundit. Ndërsa në Francë, ku po ashtu janë ndërmarrë masa shtrënguese, ky tregues ka ardhur në rritje, por duke mos kaluar per momentin kuotën e 14 përqindëshit.

Java që shkoi rregjistroi gjithashtu dhe një rritje të numrit të viktimave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në vend janë shënuar 454 viktima.

Në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, numri i të shtruarve mbetet i lartë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe :   “U shtrua dy ditë më parë”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” jep detaje për 60-vjeçarin
Lexo edhe :   Do mbyllemi në fundjavë? Zv.ministrja Rakacolli zbulon vendimin

Të dhënat e pasdites të së hënës, flasin dhe për një rekord të ri të të prekurve, me 295 të infektuar. Po ashtu dhe numri i testimeve, ishte me i larti deri më tani, me 1413 teste. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja shtrihet në 34 qytete të ndryshme të vendit: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec dhe Klos.

Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 17.350 raste, nga të cilat 6729 janë ende aktive ndërsa 10.167 persona janë deklaruar të shëruar. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U infektua me COVID-19, Etrit Berisha shtrohet në një spital në Itali

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është dërguar në një klinikë në Itali, pas infektimit me koronavirus. Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar në...

“Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet”, djali i Maradonës tregon vuajtjet

Djali i Maradonës tregon se tashmë është izoluar, dhe se po kalon një periudhë të vështirë të jetës së tij. Vdekja e Maradonës ka...

Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndaluar as në Greqinë fqinje. Lëkundja e radhës është ndjerë në Athinë, me magnitudë 5.1 ballë. Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike,...

Pse nuk ndërgjegjësohemi dot për Covid-19

Nga: Ben Andoni Sa herë që kryeministri Rama pyetet për probleme kufizimi dhe parashikimin e tij, ai e përcjell të drejtën dhe autoritetin tek Këshilli...

Euro pëson rritje, paundi shënon rënie  

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 102.20 lekë dhe shitet 103.70 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien. Ndërkohë,...