E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Me ne prej 10 mijë vitesh, pse duhet de-kriminalizuar përdorimi i kanabisit

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga: Stephen E.Nash “Sapiens”

Në qershor të këtij viti, industria e marijuanës rekreative dhe mjekësore në shtetin tim të lindjes, Kolorado shënoi 199 milion dollarë amerikanë shitje mujore, një rekord i ri. Kjo industri është legalizuar aty prej 8 vitesh.

Në 2012, me miratimin e Amendamentit 64, Kolorado u bë bashkë me Uashingtonin, një ndër shtetet e para në SHBA, ku të rriturit mund të blinin dhe konsumonin legalisht kanabis për qëllime rekreative. Që atëherë turizmi në Kolorado ka pësuar një bum të vërtetë.

Në qershor 2019, Departamenti i të Ardhurave në këtë shtet deklaroi se të ardhurat nga shitja  marijuanës arritën në 1 miliard dollarë amerikanë, që kur nisën shitjet në 2014.

Këto para i siguruan shtetit qindra miliona dollarë të ardhura të reja nga taksat për t’u investuar në arsim, transport, mbrojtjen e mjedisit , dhe nisma të tjera.

Por pavarësisht përfitimeve të dukshme ekonomike, shumë njerëz në SHBA janë kundër legalizimit të marijuanës. Disa miq të mi ankohen për erën e saj. Të tjerë shqetësohen për përdorimin e marijuanës nga adoleshentët, efektet e saj të mundshme tek fëmijët, apo tek njerëzit që ngasin makinën ndërsa pinë lëndën narkotike.

Unë kam vite që nuk e pi më. Por jam i entuziazmuar që SHBA ka filluar të ecë drejt de-kriminalizimit të nevojshëm të një droge të butë rekreative. Unë votova pro Amendamentin 64 për shkak të standardit të dyfishtë në SHBA në lidhje me alkoolin, për të cilin studimet tregojnë se është shumë më i rrezikshëm se marijuana.

Në këtë qasje me ndihmoi edhe perspektiva ime si arkeolog. Frika e sotme nga kanabisi është një shqetësim i çuditshëm, në kushtet kur studiuesit vlerësojnë se njerëzit e kanë përdorur atë prej të paktën 10.000 vjetësh.

Në vitin 2008, arkeologët dhe një ekip studiuesish të tjerë që punonin në varret Yanghai pranë Turpan, në rajonin autonom të Xinjiangut në veri të Kinës, zbuluan një nga provat më të vjetra të njerëzve që kanë përdorur kanabis për vetitë e tij farmakologjike.

Paleoetnobotanistët zbuluan gati 1 kg kanabis 2.700-vjeçar në varrin e një 45-vjeçari, për të cilin hulumtimet treguan se ishte një shaman i kulturës antike indo-evropiane Gushi. Bazuar tek një sërë analizash kimike dhe të llojeve të tjera, ekipi i studiuesve zbuloi se anëtarët e kësaj shoqërie “kultivonin kanabis për qëllime farmaceutike, psikoaktive, apo praktika fetare”.

Gjithsesi, ata nuk mundën të përcaktonin se si mund të ishte konsumuar lënda narkotike. Vitin e shkuar, arkeologët që punojnë në Kinën Perëndimore njoftuan një zbulim të madh: provën më të vjetër të njohur të pirjes së kanabisit nga njerëzit. Ata zbuluan disa pipa 2500-vjeçare, që përmbanin mbetje të një forme shumë të fuqishme kanabisi.

Bazuar në këto gjetje dhe shumë të tjera, paleoetnobotanistët, mendojnë se njerëzit po e përdorin kanabisin prej 10.000 vjetësh. Rrugët tregtare që lidhin Evropën dhe Azinë Lindore mund të kenë rritur përdorimin e këtij bari rreth 5.000 vjet më parë.
Në vitin 1850, kanabisi u shtua në katalogun “Pharmacopeia” në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte një botim mbi ilaçet kryesore që përdorshin në atë kohë. Për më shumë se 9 dekada, katalogu e promovonte kanabisin si një kurë për shumë sëmundje, nga dhimbjet nervore tek kolera.

Në fillimin e shekullit XX, shumë kompani farmaceutike shisnin ekstrakte të kanabisit për qëllime mjekësore. Për gati një shekull, përdorimi i kanabisit ishte i ligjshëm, dhe madje shumë i inkurajuar nga mjekët në SHBA.

Pastaj në vitin 1936, doli filmi “Reefer Madness” (Kujdes çmendurinë). Filmi përshkruan një drejtor të shkollës së mesme që i paralajmëron prindërit në një takim rreth rreziqeve të supozuara të përdorimit të marijuanës nga fëmijët e tyre. Ai film e demonizoi kanabisin duke argumentuar, se përdorimi i tij çoi në akte të dhunshme, varësi dhe sëmundje të tjera sociale.

Filmi doli pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë për të ndaluar përdorimin e alkoolit në SHBA në vitet 1919-1933. Pasi dështuan në këtë aspekt, autoritetet iu kthyen kanabisit, që në atë kohë lidhej me komunitetet e njerëzve me ngjyrë, sidomos me emigrantët meksikanë, dhe afro-amerikanët.

Në vitin 1937, qeveria amerikane miratoi Aktin e Tatimit të Marijuanës. Edhe pse ai nuk e penalizonte plotësisht kanabisin, vendosi taksa ta larta për shitjen e tij, dhe gjoba të tjera që synonin të kufizonin përdorimin e tij. Në vitin 1942, kanabisi u hoq nga katalogu i ilaçeve. Në vitin 1972, administrata Nikson nisi një fushatë të ashpër kundër drogave po pa sukses.

Sipas të një raporti të vitit 2016 nga Kombet e Bashkuara, ajo qasje e ashpër, krijoi një treg të madh ilegal të drogave të paligjshme. Padyshim që shkaktoi më shumë mbidozime dhe varësi sesa qasja e kontrolluar ndaj këtyre drogave.

Kjo solli dhe nivele jo-proporcionale të burgosjes në komunitetet me ngjyrë, që mund të kenë shkaktuar nga ana e tyre nivele më të larta të sëmundjeve të transmetueshme, si HIV dhe hepatiti C. Tani gjërat kanë ndryshuar. Sot marijuana rekreative është e ligjshme në 11 shtete të SHBA-së.

Disa shtete të tjera janë të vendosura të votojnë pro legalizimin e marijuanës në Ditën e Zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor. Mendoj se deri në vitin 2030, kanabisi rekreativ do të jetë i ligjshëm në shumicën e shteteve në SHBA. Ai është një nga burimet e reja të së ardhurave nga taksat, dhe lufta kundër drogës ka qenë një dështim i madh dhe tepër i kushtueshëm.

Shënim: Stephen E.Nash është historian i shkencës, dhe arkeolog në Muzeumin e Natyrës dhe Shkencës në Denver, SHBA.

Burimi i lajmit: https://www.sapiens.org/column/curiosities/archaeology-marijuana/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...