Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po kështu duke shembur me dhjetra ndërtesa.
Por siç duket, lëkundje të tjera të forta priten në ditët në vijim. Këtë sinjal e ka dhënë Kreu i Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, Akis Tselentis.
Ai ka bërë një parashikim të frikshëm në lidhje me ishullin Samos të Greqisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën mes tyre dhe Turqisë në 30 tetor.
Në një intervistë për mediat greke, ai ka thënë se pritet një tërmet edhe më i fuqishëm se 6.4 të shkallës Rihter që goditi zonën në 30 tetor, duke kërkuar largimin e banorëve prej ishullit.
“Mos i lini njerëzit që të presin vdekjen aty”, është shprehur ai, duke ngjallur mjaft reagime në Greqi.
“Ështe krejtësisht e pazakontë që një tërmet me forcë 6.4 të shkallës Rihter, të ketë këto pasgoditje. Parashikoj një tërmet tjetër edhe më të fuqishëm referuar këtyre të dhënave”.