Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Njëlloj si Dajti/ Lirohet i dënuari me burg përjetë, vrau të fortin e Tiranës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Njëlloj si Dajti/ Lirohet i dënuari me burg përjetë, vrau të fortin e Tiranës

Lirohet nga qelia e burgut në Drenovë të Korçës, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Gert Gjinarari, 45 vjeç, ka përfituar lirim me kusht, në të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vrasjës së 4 policëve. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e “Shën Valentinit”. Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.

Në vendimin që disponon Report Televizion thuhet se ” urdhërohet i dënuarit Gert Gjinarari që gjatë kohës së provës të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në cdo rast lejen e këtij shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për cdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi”

Po ashtu në vendim theksohet që Gjinarari gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar, dhe as mos të mbajë me vete asnjë lloj arme.

Në vendim shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg, “shembullore”, – theksohet në vendim.

“I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale”, thuhet në vendim.

Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Korçës brenda 15 ditëve.

Vendimi i Gjykatës së Korçës për Gert Gjinararin

Naim Zyberi u vra në spital në Milano

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane. /shqiptarja.com

Tags: Gjykatavendimivrau te fortin e tiranes

TË LIDHURA

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

11:01 | 23/02/2026
Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm
Aktualitet

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

10:38 | 23/02/2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku
Aktualitet

Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

10:24 | 23/02/2026
Next Post
Një alibi dhune nga frika për humbjen në zgjedhje!

Një alibi dhune nga frika për humbjen në zgjedhje!

A i njolloset më fytyra Ramës?

A i njolloset më fytyra Ramës?

Armë në banesë, gjyqtari i Dritan Dajtit përfundon në polici

Armë në banesë, gjyqtari i Dritan Dajtit përfundon në polici







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

by mirseda
11:01 | 23/02/2026
0

Sot në SPAK është paraqitur gazetari i njohur Sokol Balla. Ai qëndroi për rreth 1 orë 30...

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

10:38 | 23/02/2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku

Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

10:24 | 23/02/2026
Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

09:58 | 23/02/2026
Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com