Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një zgjidhje për opozitën!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lutfi Dervishi

Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit! Shqetësimin e madh, kryeministri e bëri publik pa i mbushur 24 orë nga 8 janari i zhurmshëm ku të “dy palët” edhe sot e kësaj ditë janë të palëkundur në pozicionin e tyre!

Ata që ishin jashtë thonë se nuk pati kurrfarë dhune dhe ata që ishin brenda betohen për qiell e për dhé se selia qendrore e PD nuk ka patur dyer të blinduara! Prokurorët që po hetojnë çështjen kanë konstatuar me kënaqësi se ata që ishin jashtë i njohin të gjithë ata që ishin brenda dhe ata që ishin brenda njohin vetëm ata që ishin jashtë!

Në këto kushte ishte ndërhyrja vendimtare e Kryeminsitrit që sakrifikoi edhe ditën e dielë për një bashkëbisedim të sinqertë me demokratët! Ndërhyrja e kryeministrit çmohet shumë në opinionin publik sepse që nga ajo ditë ka një ulje të tensionit dhe përjashto dy–tri incidente të vogla demokratët nuk kanë sulmuar më njeri–tjetrin!

Duke qenë i ndërgjegjshëm se një qeveri pa një opozitë të fortë i ngjan njeriut që zgjohet çdo mëngjes për në pune, por nuk shkon në punë se i mungon pasqyra për t’u parë, kryeministri ka vendosur si qëllim parësor forcimin e opozitës dhe për një kohë të pacaktuar të merret me drejtimin e opozitës, pavarësisht se është votuar për të qeverisur!

Kryeministri nuk do t’a braktisë qeverisjen se ky akt do të ishte i barasvlershëm me konsumimin e një tradhëtie të lartë. Në kushtet kur SPAK është në përgjim dhe një gjë të vogël pret të bëjnë zyrtarët e ministrat dhe është gati t’i vere prangat, kryeministri nuk ka ndërmend të konsumojë nenin 258 të kodit penal për shpërdorim detyrë, por në anën tjetër nuk i bën zemra të lerë opozitën pa kryetar!

Kështu që për të qenë në rregull me ligjin drejtimin e opozitës do t’a bëj nga e premtja në drekë, të shtunën dhe të dielën! Kryeministri gjithashtu zotohet që çdo ditë tjetër pushimi do t’ia kushtojë opozitës! Riorganizimi, një program i mirë, premtime të besueshme dhe protesta masive ndaj keqqeverisjes janë disa nga piketat që ka fiksuar kryeministri!

Nga e premtja deri të hënën janë dy ditë të plota ndërsa nga e hëna në të premte janë 5 ditë dhe në dukje ka një zhballancim në raportin qeverisje- opozitë! Por duke patur parasysh se kryeministri të hënën dhe te martën merret me çështje globale si ngrohja e klimës, terrorizmi, afganët, holokausti, pandemia, përplasja Rusi- Ukraine etj – opozita del më e avantazhuar në vëmendjen e kryeministrit! Avantazhi thellohet kur llogarit se të mërkurën Kryeministri e ka pushim dhe qeverinë (e mërkura është dita e mbledhjes së qeverisë) në mungesë dhe porosi e drejton Arben Ahmetaj!

Mbetet e enjtja dhe e premtja paradite! Dy ditë në javë, kryeministri ja kushton çështjeve globale, një ditë (zakonisht të enjten) ja kushton problemeve rajonale si Ballkani Hapur dhe ndonjëherë dhe problemeve me fuqite rajonale si Turqia! Pra kryeministrit i mbetet për qeverisjen vetëm gjysëm dite! Kështu që kritikët nuk kanë argument për të thënë se me shumë kohë i kushton qeverisë se opozitës!

Afermendsh që vëmendja e kryeministrit ndaj opozitës do të vij duke u ulur! Por ky është një proces dhe varet sa shpejt do të forcohet opozita! E sigurtë është se në momentin që opozita bëhet një alternativë e besueshme qeverisëse, kryeministri do të heqë dorë nga parrulla: opozita nuk po na qeveris mirë, parrullë kjo që ka zënë rrënjë në jo vetëm në mendjen e votuesve, por edhe të protestuesve!

Tags: Lutfi DervishiopozitaSPAK

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Meta dekreton zgjedhjet pas takimit me Ballën, nuk "pyet" Bashën e Kryemadhin

Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Einxhel në gjendje të rëndë psikologjike, ja si ia shpreh dashurinë DJ Dagz







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

by mirseda
21:06 | 08/06/2026
0

“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve të cilët...

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com