Një tjetër makinë është gjetur e djegur në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “LungoMare”. Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për një automjet tip “Lancia”.
Burime zyrtare konfirmojnë që mjeti i përket shtetasit B.B., por që është ishte përdorim nga një shtetas tjetër i identifikuar me inicialet F.E.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Lungomares”, kur shtetasi F.E. ka tentuar që të ndezë mjetin, i cili papritmas ka shpërthyer në flakë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.