Një tjetër anëtar i Komitetit të COVID-19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri është prekur nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për shefin e Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi raporton “BW”.
Ky është personi i tretë i Komitetit të COVID-19 që infektohet nga koronavirusi.
I pari që u infektua, brenda radhëve të këtij komiteti ishte shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Më pas Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ishte prekur edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.