Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një thirrje për ndihmë: Shpëtojeni Presidentin Ilir Meta!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një thirrje për ndihmë: Shpëtojeni Presidentin Ilir Meta!

Nga Alfred Peza/ Ilir Meta sot është një njeri në hall. Ndaj, gjithkush jo vetëm që duhet ta mirëkuptojë, por edhe ta justifikojë. Edhe ta besojë. Edhe tia qajë hallin. E mundësisht të gjithë bashkë, të mundohemi që ta shpëtojmë nga vetvetja, Presidentin e Republikës sonë.

E them këtë, pasi kemi hyrë në muajin e 4 të djegies së mandateve të deputetëve të “Opozitës së Bashkuar”, daljes së tyre nga Parlamenti dhe firmosjes së marrëveshjes për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ai ende bën sikur nuk po e kupton se çfarë po ndodh realisht. E si të mos mjaftonte kjo, në vend që të paktën të heshtë për kushtet ku me sa duket dodhet, Ilir Meta flet duke thënë gjëra që dashur pa dashur, e fyejnë inteligjencën e qytetarëve të këtij vendi.

Formulën e deridjeshme të tangos së tij “interesante”, të një hapi pas nga njëra palë e dy hapave prapa nga pala tjetër politike në Shqipëri, Presidenti e zëvendësoi me një formulim të ri. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë: “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Meta tha se “dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet… Por sistemi ka qenë jo funksional, edhe kur kanë qenë ata”.

Nuk është e qartë se çfarë ka parasysh Presidenti i Republikës sonë me fjalën “sistem”. Interesante do të ishte nëse do e shtjellonte më tej këtë frazë. Por, nisur nga konteksti i gjithë fjalës së tij në këtë event, u kuptua se e kishte me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht që nuk është se ska ndodhur gjë, pavarësisht se pas pak javësh, ajo do të bëhet sërisht funksionale. Sqarimin e plotë për këtë çështje e ka bërë Kryeministri Rama.

Por, që të nisesh nga ky rast e të thuash se “sistemi ka qenë jo funksional, edhe kur kanë qenë ata” në Parlament (pra PD, LSI e aleatët), kjo është jo vetëm krejtësisht e papranueshme. Por edhe cinike, dashakeqe dhe e pavërtetë. Tregues ky se Ilir Meta është tashmë hapur e publikisht, palë me opozitën jashtparlamentare.

Për ta kuptuar më mirë këtë, le të sqarojmë se çfarë është sistemi politik i një vendi?

Sipas “Enciklopedia britanike”, e konsideruar si botimi më serioz i këtij lloji në botë, sistemi politik përcaktohet si “tërësia e institucioneve formale që së bashku përcaktojnë një “qeveri” ose një “shtet”.  Kompleksiteti i konceptit konfirmohet edhe në përkufizimin e mëposhtëm të sistemit politik: “Në kuptimin e vet më të përgjithshëm, shprehja sistem politik i referohet një tërësie institucionesh, grupesh dhe procesesh politike të karakterizuara nga një shkallë ndërvarësie reciproke”.

Në këto kushte dikush duhet ti thotë Kryetarit të Shtetit tonë, qoftë edhe si “përfaqësues i unitetit të popullit”, se e ka tërësisht gabim kur flet për mosfunksionalitet të sistemit. Sepse përveç Gjykatës Kushtetuese, për shkaqe përjashtimisht madhore (pas 30 vjetësh drejtësia po reformohet rrënjësisht), të gjitha ato që përbëjnë “tërësinë e institucioneve formale të qeverisë dhe të shtetit”, kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë tërësisht pa asnjë ndërprerje.

Edhe tre pushtetet; ai ekzekutiv (qeveria qëndrore e lokale), pushteti legjilsativ (Parlamenti), drejtësia (prokuroria e sistemi i gjykatave) e kanë vijuar punën pa u ndalur. Sikundër kanë funksionuar në vijimësi çdo orë të ditës dhe çdo ditë të të gjitha këtyre viteve, agjensitë, entet dhe institucionet e tjera kombëtare, shtëtërore e publike. Duke mos penguar për asnjë çast sistemin, si “tërësia e proceseve politike të karakterizuara nga një shkallë ndërvarësie reciproke”.

Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se Ilir Meta bën një përcaktim tërësisht të gabuar, duke dashur që ta përdori rastin e Gjykatës Kushtetuese, si “gozhdën e Nastradinit” për të varur xhaketën e interesave të tij politike, të cilat në këtë rast dalin jashtë kornizës kushtetutese të të qenurit Presidenti i Republikës. E si të mos mjaftonte kjo, Ilir Meta vijoi:

“Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër, ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses”. Pyetja që lind pas kësaj është: Kë konsideron Ilir Meta bërje të asaj që i takon, atëherë kur ai i ul apo kur nuk i ul në dialog Ramën, Bashën e Kryemadhin, të cilët dukshëm nuk pajtohen në qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit? Se të thuash “kam bërë atë që më takon”, e menjëherë pas kësaj të deklarosh se “Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem…”, kjo çdo gjë mund ta ketë emrin. Por vetëm qasje Presidenciale dhe sjellje prej Kryetari Shteti, nuk mund të quhet.

Meqë opozita jonë jashtparlamentare ka marë rrugën pa rrugë dhe fundi i saj është i kuptueshëm, të paktën të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë, në gjithë këtë histori absurde. Ndaj, po gjej rastin këtu për të bërë një thirrje shumë të sinqertë: “Shpëtojeni Presidentin Ilir Meta”, sa jemi në kohë. Më vonë, me siguri që do të jetë shumë vonë. Jo vetëm për ata që ai sot nuk i ulka dot sepse i thënkërkan se nuk ulemi. Por, edhe për atë vetë!

Tags: ilir metandihmëPresidentinShpëtojenithirrje

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Indonezi/ Protesta pas zgjedhjeve, 6 persona të vdekur dhe 200 të plagosur

Indonezi/ Protesta pas zgjedhjeve, 6 persona të vdekur dhe 200 të plagosur

“Ç’komedi e zymtë”, Rama ironizon opozitën: Rrahësit e gazetarëve flasin për liri

“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda", ish-ministri: Qeveria po abuzon

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale
Sport

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

by mirseda
17:04 | 11/08/2025
0

Trajneri i Liverpool, Slot analizoi hunbjen ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield. “Çështja kryesore, nuk...

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025
Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

16:27 | 11/08/2025
Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

16:16 | 11/08/2025
Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

15:31 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com