Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Një surprizë për mbretëreshën e zemrës (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Një surprizë për mbretëreshën e zemrës (Video)

Në këto kohë lajmesh të trishta, historia e Luftarit ngjan si “rast i izoluar”. Por ja që martesat e lumtura ekzistojnë dhe dashuria e tij për bashkëshorten sot do të ndihet deri në majat e maleve… A do e besojë Shpresa këtë gjë?

“Unë jetoj në Vlorë dhe gjithë jetën time i kam plotësuar të gjitha ato që kam premtuar. E vetmja gjë që ka mbetur pa u plotësuar është kjo e sotmja. Një ditë teksa po pinim kafe dhe kishim malin përpara dhe i kam thënë e di sa shumë do doja të isha në majën e atij mali dhe të thoja të dua shumë po ta dëgjonin shumë njerëz, por nuk e di se si ta bëj. Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time. Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje më shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë, vinim në plazh. Unë isha 22 ajo 17,  prindërit mundoheshin të më fejonin.

Unë doja të dilja nga situata, ngaqë e dija që Shpresa nuk do pranonte, sepse më thoshte babi më thuaj kë do dhe unë do dërgoj një njeri atje dhe do ta bëjmë për nuse si lajmësi. Unë e dija që Shpresa nuk do pranonte, por edhe po të pranonte mua ma kishte qejfi, e doja shumë Shpresën dhe i thashë: “Unë dua Shpresën! “. U duk si çudi, sepse familja ishte e vështirë, ishin fanatik, nuk donin. Vajti njeriu që dërguam tek shtëpia, i thanë është një djalë që të kërkon për nuse, por Shpresa nuk pranonte pa i thënë se kush është, jam e vogël. Pas dy ditësh tha më thoni se kush është ky bukuroshi. Kur i thanë që është Luftari tha mirë do mendohem njëherë se i pëlqeu, pastaj pranoi u fejuam. Unë kam qenë edhe në emigracion në Greqi, prapë fejesa isha shumë në siklet. Ajo e di që unë kisha lidhje më parë, por isha një njeri komplet ndryshe, pa u fejuar lutesha më sill një nuse të mirë, të kem një familje të mirë. Vjehrri kur u fejuam nuk ma linte vajzën ta merrja xhiro, por i thashë se kur të martohem do e marr dhe do iki larg, e thoja si me shaka, por ashtu ndodhi u martuam të dielën dhe të hënën u nisëm për në Greqi. Kur u ndamë dhe do iknim ai më tha atë që the e bëre.

Jetuam në Greqi për gjashtë vite pa u fejuar. Vija njëherë në dy ose në tre vite, pas fejesës njëherë në dy muaj. Shpresës i bëj shumë dhurata dhe shumë ngacmime, lojëra. Në mëngjes nuk zgjohej të pinte kafe me mua, mora dy tepsi dhe i përplasja që të zgjohej. Kohët e fundit ma ka punuar dhe nuk më vjen mirë, sepse jam unë ai që bëj shaka. Sot kam ardhur të marr hak dhe për premtimin që i bëra që ta dëgjojnë të gjithë do shpreh dashurinë. Ne ngrihemi në mëngjes, mbarojmë punët e shtëpisë bashkë dhe ikim pimë kafe. Jemi tre meshkuj në shtëpi, dy çunat dhe unë dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit që mamin do e kemi si mbretëreshë. Unë edhe në telefon e kam të regjistruar Mbretëresha Ime. “

Ardit Gjebrea: Tani me gjithë këtë dashuri që ju rrethon në familjen tuaj. Imagjino çunat të marrin ndonjë nuse që është komplet e kundërta e kësaj, si do ta përballoni ?

Luftari: Është Shpresa e kundërta, ajo nuk e tregon këtë. Unë e tregoj, ndërsa Shpresa po të jetë tek njerëzit e saj ose tek të mitë edhe unë ta marr në telefon t’i them: “Shpresa më do?”,  po më thotë në telefon, ç’a po, atë që the ti po. Nuk e thotë se i vjen zor.

Ardit Gjebrea: Nuk ta thotë unë të dua. Ti ia thua Shpresës, se ke problem.

Luftari: Jo fare. Kur vete në shtëpi më thotë ti e di që unë të dua po pse më detyron ta them në sy të njerëzve, më vjen turp.

Ardit Gjebrea: Ta bëjmë ne sot Shpresën të ulërasi, jo ta thotë.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në qytetin e Vlorës për t’i dhënë mesazhin Shpresës, por ajo nuk ishte shumë e surprizuar nga ardhja e gazetarëve, pasi siç tregon edhe Luftari, shtëpia e tyre është e survejuar nga kamerat e sigurisë dhe ajo e kishte kuptuar ardhjen e tyre dhe direkt kishte dërguar mesazh Luftarit i cili kishte shkuar në Greqi. Fillimisht ishte e sigurtë që ishte ai, por më pas dyshimet kaluan edhe tek njerëzit e saj të afërm.

Ardit Gjebrea: Historitë tuaja nuk kanë fund, ku është burimi i gjithë kësaj dashurie ?

Luftari: Nuk e di, nuk e shpjegoj dot, për mua është bashkëshortja më e mirë në botë, është ajo që unë lutesha, është edhe pak me fat, pasuria ime më e madhe është Shpresa.

Shpresa vjen në studio dhe në ekran shfaqen disa mesazhe nga personazhe të panjohur për të, ndërsa në fund shfaqet Luftari në majën e malit teksa shpreh dashurinë e tij për bashkëshorten.

Në anën tjetër të murit nuk është Luftari, sepse ai ishte i fshehur në një kuti dhuratash pranë saj dhe del për të trembur Shpresën në studio dhe në fund surprizës i bashkohen edhe dy djemtë. Nuk është turp të shprehësh dashurinë, përkundrazi është shenjë qytetarie dhe emancipimi. Sepse gjërat e bukura ndonjëherë i’a vlen ti thuash me zë të lartë, jo si provë bindëse por si mesazh frymëzimi. Luftari sot i ka venë në mendime edhe ata burra me “sedër”. /tvklan.al

 

Tags: historia e dashuriseLuftaritshpresa

TË LIDHURA

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua
Aktualitet

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari
Aktualitet

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

14:38 | 08/07/2025
Next Post
Temperaturat në rritje, ja çfarë rezervon moti për nesër

Temperaturat në rritje, ja çfarë rezervon moti për nesër

Jonida Maliqi i vë syrin të dashurit të Olimpias

Jonida Maliqi i vë syrin të dashurit të Olimpias

‘Përçarja’ motër-vëlla/Rudina Hajdari jep sinjalin e radhës

'Përçarja' motër-vëlla/Rudina Hajdari jep sinjalin e radhës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

by mirseda
14:44 | 08/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend,...

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

14:38 | 08/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

14:32 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com