Mëngjesin e sotëm është konfirmuar edhe një tjetër rast me koronavirus në Fier. Në total bëhet fjalë për 26 persona të infektuar me COVID-19 në këtë qytet.
Sot është konfirmuar pozitiv një mësuese. Raportohet se ajo nuk ka pasur kontakt më herët me persona të infektuar apo histori udhëtimi, ndërsa dyshohet të jetë infektuar nga ashensori.
Sipas ekspertëve, koronavirusi ka aftësinë për të zgjatur disa ditë me radhë në një sipërfaqe të çeliktë.
Mësuesja mund ta ketë marrë infeksionin nga përdorimi i ashensorit, pasi nuk ka takuar asnjëherë çiftin e të prekurve në këtë pallat.
Ekspertët kanë paralajmëruar se duhet shmangur sa më shumë përdorimi i ashensorit, ose të vendosni dorashka gjatë hyrjes dhe daljes në të.