pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një marrëveshje sipas “Republikës së Vjetër”

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Artan Fuga/Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e drejtë dhe fitore për qytetarët, nuk janë dhuratë për ta nga politika. Ne qytetarët duam vërtet zgjedhje të lira duke e hedhur në kosh këtë ligj elektoral që na fyen në çdo çast, nëpërmjet masave drastike që na mbrojnë nga administrata që na bën presion, si edhe nga pabarazia midis një qytetari të thjeshtë dhe një ministri a një politikani partiak që i ka të gjitha privilegjet për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur në kundërshtim me qytetarin që mbetet me duar në xhepa.

Marrëveshja “McAllister”, sa mirë që u pranua nga palët!

Me shumë vonesë, por nuk ka gjë.

Politika shqiptare u tregua edhe njëherë si ato ndeshjet ku goli bëhet gjithnjë në minutat shtesë.

Tension, tension dhe pastaj disa flasin për “tym të bardhë” a thua se u zgjodh mëkëmbësi i Krishtit në Tokë. U pikaaaaa sistemit tonë të propagandave të neveritshme!

Rëndësi që propozimi “McAllister” të zbatohet. Por kalimthi nuk mund të mos shënojmë se kjo marrëveshje u krye sipas parimeve të republikës së vjetër, pra si marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh, të fortëve, që thjesht mbi vullnetin e tyre sovran e bëjnë ose nuk e bëjnë marrëveshjen.

Unë nuk e di sesi janë ndjerë krerët e partive që e thirrën tryezën e negociatave, kur pasi ishin të zotët e shtëpisë, ftuesit, më pas atyre u thanë: Faleminderit, tani ikni pak sepse do të merremi vesh ne të dy!

Marrëveshjet politike demokratike janë kontrata sociale me pjesëmarrjen e qytetarëve, politikanëve, deputetëve, partive politike parlamentare, shoqërisë civile, jo një marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh që si dikur kapedanët udhëhiqnin ushtritë.

Por, si duket nuk kishte rrugë tjetër. Vera e re në fillim nuk ka ku hidhet tjetër veçse në fuçi të vjetra. Por, jo për një kohë të gjatë. Sepse ose do të çahet fuçia ose do të prishet vera!

E reja e çan rrugën nëpërmjet së vjetrës!

Por, ne do ta shohim sesa është zbatuar ajo marrëveshje, shkon në thelb të gjësë apo do të na serviret një pjatë me bamje me mish pa mish!

Uroj që të ketë ndodhur diçka e pritshme dhe ngjizur nga mendimet tona!

Të mos ketë ndodhur e pabesueshmja!

Me një administratë kur që nga ministri e portieri i ministrive deri te nëpunësi më i humbur në ndonjë rreth është e punësuar si militante duhet kohë, duhen masa të vërteta dhe të rrepta që kjo ushtri të mos vihet në rresht për ta çuar si zombi drejt kutive të votimit, duhen masa të rrepta dhe radikale që mësuesi, polici, taksambledhësi, i riu maturant të mos shkojnë me vota tashmë të hedhura në kutitë e votimit dhe ku dikush t’u thotë :

Ikni o budallenj për ju ka votuar shefi!

Do rrogë ti apo jo?

Përndryshe zhgënjimi do të jetë i madh.

Ne duam deputetë të popullit jo të partive. Ne duam deputetë që i propozon dhe i zgjedh populli, jo të hedhur me parashutë nëpër zona elektorale sepse janë shërbëtorë të interesave të dikujt.

Mjaft me deputetët që nuk e kanë justifikuar veten e tyre dhe që prej dekadash janë përgjegjës për degradimin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, që i kanë hipur në kokë qytetarëve apo edhe kanë monopolizuar edhe pushtetin edhe opozitën.

Unë më mirë pranoj një deputet që monopolizon pushtetin, sesa një deputet që monopolizon opozitën. I dyti është më i dëmshëm sesa i pari.

Unë dyshoj se ka një masë të madhe deputetësh opozitarë që luftojnë për kolltukun e deputetit dhe jo për t’i shërbyer popullit.

Sikurse ka deputetë që në shumicë doli se çfarë ishin!

Depuettllëku nuk është grup gjaku që e ke trashëguar nga fisi dhe e mban gjithë jetën duke e lënë trashëgim te djali apo vajza, nipi apo mbesa!

Shihni cfarë po bëhet në botë! Klasa politike po rinovohet gjithandej. Mos na nxirrni më fytyra të vjetra, dhe kjo jo në funksion të moshës, por të parazitizmit që deputetët manifestojnë.

Na duhet republika e re! Na e hiqni këtë rrangalle të vjetër që është në fakt një gjoja demokraci, një fasadë e shteteve të rrënuar, një mbeturinë muzeale e monizmit të vjetër, ngjyer me pak pluralizëm partiak të gjojshëm.

Ne qytetarët duam të ngremë kokën duke marrë të gjitha të drejtat tona politike, ne duam shumë më tepër të drejta politike, përndryshe nuk ju votojmë, do ju abandojmë kutitë e votimit, do ju përbuzim duke mos ju ardhur në aktivitete politike, do të marrim rrugët e Evropës për të ikur nga sytë këmbët prej jush.

Mjaft na përjashtuat duke na sunduar në emër të kastave të ndryshme, herë në opozitë e herë në pushtet.

Rinovohuni!

Në kandidatë për deputetë, në programe, në sjellje politike, në koncepte!

Përndryshe Shqipërinë po e çoni më keq në humnerë duke e bërë turpi dhe gazi i botës, çka ajo dhe ne nuk e meritojmë!

*Marrë nga profili zyrtar në Facebook i akademikut Artan Fuga. Titulli në orgjinal është: “Republika hipokrite!” 

Tags: artan fugabashaevropaMcAllisterramarepublika e vjeter

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

EU and USA salute DP-SP consensual agreement

Rusi-Turqi, fund sanksioneve në tregun e lirë

Vdes rrokeri Chris Cornell pas koncertit në Detroit







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com