Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Një komb, dy shtete”, Ismajli flet për kuqezinjtë: Jam i lumtur, e futëm në ‘xhep’ Bale

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

“Një komb, dy shtete dhe fare pak ndryshim. Me Shqipërinë luajnë shumë lojtarë nga Kosova dhe e kundërta. Megjithatë, kur u largova nga Kosova u fol shumë.” Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli tashmë ka fituar vendin tek kuqezinjtë dhe është rikthyer të flasë për eksperiencën që kishte në dy ndeshjet e para që u grumbullua.

Ai tashmë është rikthyer te klubi i tij, Hajdu Split, megjithatë ai nuk e ndjen lodhjen prej kombëtares. “Jam gati për takimin ndaj Slaven Belupos. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Do të vendos trajneri nëse luaj apo jo. Për sa i përket të ardhmes jam i përqendruar te ekipi im dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”, u shprehet mbrojtësi fillimisht.

Ai gjithashtu tregon edhe për jetën e tij në Split, por edhe për sfidën ndaj Uellsit, ku komenton sfidën me Gareth Bale. Futbollisti ka folur për “Slobodnadalmacija”, ku pranon se komunikon në anglisht, por kupton edhe kroatisht. “E futëm në xhep Bale dhe jam i lumtur. Kam luajtur mirë. Këto janë momentet më të mira të karrierës sime. Falënderoj Zotin për durimin. Besimi më ndihmoi të përkushtohem dhe punoj për periudhën e vështirë ku nuk isha as në pankinë. Kur erdhi trajneri Vuliç gjërat ndryshuan dhe më dha besim. Panucci ishte ai që insistoi që të zgjidhja Shqipërinë”, shprehet 22 vjeçari.

Nuk mund të mungonte as pyetja për largimin nga Kosova. “Një komb, dy shtete dhe fare pak ndryshim. Me Shqipërinë luajnë shumë lojtarë nga Kosova dhe e kundërta. Megjithatë, kur u largova nga Kosova u fol shumë. Panucci insistoi shumë për të më bindur. Isha kapiteni i U-21 të Kosovës në barazimin historik 0-0 kundër Gjermanisë, ndeshje e luajtur në Mitrovicë, por nuk më llogariste kush për ekipin përfaqësues. Çdokush ka preferencat e tij dhe Panucci më donte mua në ekip. Ai kishte informacion të plotë për mua.”

Tags: “Një kombBaledy shtete”fletfutëmIsmajliKuqezinjtëlumturxhep

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Next Post

Ramos flet për akuzat e bujshme të dopingut: Ja si qëndron e vërteta

Lame tregon për kryqin mbi banesat te ‘Unaza e Re’: S’tregon prishjen, 207 objekte skualifikohen

Spektakël dhe gola nga Liverpool e Manchester City, United ngec në shtëpi (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com