Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një gjobë e re për revolucionin e dështuar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

Nga Mero Baze

Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga kompania “Fitch Ratings”,  e cila e ka renditur këto ditë Shqipërinë, në vendet me ulje të ndjeshme në qëndrueshmërinë politike, gjë që ka përkeqësuar perceptimin e investitorëve të huaj.

Shkak kanë qenë protestat e dhunshme vitin që lamë pas, tensioni mes partive politike para zgjedhjeve, djegia e mandateve dhe dështimi për t’u hapur negociatat.

Nuk është se kompania ka bërë ndonjë gabim në vlerësimin e saj. Edhe shqiptarët që e kanë vuajtur këtë situatë, kanë po atë perceptim.

Ajo që është interesante në reagimin e Ilir Metës, ka të bëjë me mënyrën se si e përdor si gjobë për revolucionin e dështuar vlerësimin e kësaj kompanie.

Sipas Metës, meqënëse perceptimi tani për Shqipërinë është negativ, duhet të ulemi të njohim fuqinë e asaj çfarë ai ka bërë vitin që shkoi dhe të bëjmë dialog.

Historia e dhunës politike të vitit 2019 është më e pashembullt, se ajo e  vitit 1997. Ajo ndryshe nga vitit 1997, synoi shumë herë më lart, jo vetëm në djegie godinash dhe shkatërrime, por në rrëzim të sistemit dhe institucioneve.

Opozita dogji mandatet në përpjekje për të delegjitimuar Parlamentin dhe bojkotoi zgjedhjet në përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si zgjidhet pushteti në Shqipëri, duke kërkuar fitore në tavolinë.

Të tjerat pastaj janë pasoja.

Në krye të kësaj përpjekje për destabilizim ishte Presidenti i Republikës, i cili edhe për etikë, ende nuk e ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 13 tetorit të vitit të kaluar, me të cilin tentoi të hedhë në erë Shqipërinë.

Natyrisht me aq shumë dhunë, me aq shumë përpjekje për destabilizim dhe aq shumë egërsi ndaj imazhit të Shqipërisë, ky vlerësimi është goxha pozitiv, se mund të ishte dhe më zi.

Tani mirë që është negativ, mirë që është shkaktuar nga njerëz konkretë dhe nga një opozitë e cila po e vuan më shumë se Shqipëria atë që ka bërë, por del dhe kryeautori i kësaj beteje, dhe në vend që të kërkojë falje dhe të dënojë atë që ka bërë, vazhdon e kërkon shpërblimin e asaj që ka bërë.

A thua se trazirat në vend, sulmet ndaj zgjedhjeve dhe Parlamentit na i bënë alienët dhe qeveria ka faj që nuk i parandaloi.

Ajo që Ilir Meta kërkon tani nuk është ndonjë krim. Palët mund të ulen në dialog, dhe mund të vazhdojnë përpara, të sillen si politikanë normalë. Por nuk mund të sillen sikur nuk e dinë se çfarë kanë ndodhur.

Thirrja për të bërë sikur nuk e dinë çfarë u tentua të bëhet më 30 qershor, është thjeshtë një thirrje e Ilir Metës, për të harruar Ilir Metën.

Tags: gjobe e rei dështuarilir metamero bazerevolucion

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
Akuzat se avioni ukrainas u rrëzua nga një raketë, vjen përgjigja e Iranit

Akuzat se avioni ukrainas u rrëzua nga një raketë, vjen përgjigja e Iranit

Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri

U ekzekutua pas sherrit në lokal, prokurorja nuk merr në konsideratë pamjet

U ekzekutua pas sherrit në lokal, prokurorja nuk merr në konsideratë pamjet







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com