Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

Nga Skënder Minxhozi

Konferenca e donatorëve dha një sinjal të fortë përkrahjeje për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa parashikimet më entuziaste prisnin diçka mes 300-400 milion eurove në formë ndihmash dhe kredish të buta, totali prej 1 miliard e 150 milion euro i mbledhur në fundit të ditës, tejkalon çdo pritshmëri. Në një kontinent ku kanë rënë edhe pas tërmetit tonë, të tjerë tërmete edhe më të fuqishëm, ky angazhim i 94 shteteve nga e gjithë bota përbën një histori të madhe suksesi.

Suksesi i parë i kësaj konference është se donatorët nga e gjithë kanë siguruar burime mëse të mjaftueshme financiare, për të shëruar plotësisht plagët që la pas 26 nëntori. Mbi 12 mijë banorët e goditur nga tërmeti, kanë sot shumë më tepër arsye për të pasur besim se shtëpitë, bizneset e infrastrukturat në zonat e tyre, do të riparohen dhe se kjo nuk do të do ndodhë pas dhjetë vjetësh.

Kur fatura prej 985 milion eurosh u bë publike, pati jo pak spekticizëm se kjo shumë do të ishte thjesht e paarritshme nga donacionet që do mblidheshin në Bruksel në 17 shkurt. E pra kjo shifër tashmë është tejkaluar, duke lejuar hapjen me sukses të të gjitha kantiereve të rindërtimit, në të gjitha zonat e dëmtuara.

Rezultati final i Konferencës hodhi poshtë të gjitha pretendimet se të tilla formate mbledhin diku mes 20-30% të shumë që nevojitet. Në këtë pikë, apeli për ndihmë i qeverisë shqiptare, institucioneve të tjera të shtetit, partive politike e shoqërisë civile, i ka dhënë formë një suksesi financiar të papritur dhe mëse pozitiv.

Së dyti, Edi Rama ka sot luksin e vogël të shohë në sy të gjithë kritikët e vet dhe t’u vendosë përpara tabelën e shifrave nga Brukseli. Është një rezultat mbi të cilën sot nuk funksionon as ironia e Presidentit, as akuzat agresive të Berishës, as tonet luftarake false të Bashës. Nëse përdorim gjuhën e personave të mësipërm, sot bota ka financuar qeverinë e drogës, qeverinë e korrupsionit, sot i kanë mbushur xhepat Rilindjes së hajdutëve, të majtës që vjedh vota e shkreton arkën e shtetit. Mbledhja e atyre fondeve sot është një fitore politike, po aq sa edhe financiare. Një fitore e cila të paktën në 48 orët që vijnë, i ve në pozitë të vështirë kritikët e palodhur të qeverisjes aktuale.

Në këtë gjest të fortë përkrahjeje për shqiptarëve, në mesin e shumë donacioneve, bie në sy pozicioni i Francës. Një mesazh i qartë përkrahjeje nga një shtet që vetëm një javë para tërmetit të nëntorit, bllokonte me kokëfortësi dhe duke hyrë në sherr me aleatët brenda BE, hapjen e negocuatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje e vendeve më të mëdha perëndimore, si dhe e shteteve të tjera të afërta e të largëta, e bën dimensionin e 1.1 miliard eurove të rëndë dhe plot zhurmë, edhe nga aspekti politik. Një fitore dyfishe nga Brukseli. Në fakt për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për një pjesë të tyre!

Tags: edi ramakonferenca e donatorevembledhurshuma

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën

12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën

EMRI/ 47-vjeçari kapet me lëndë narkotike në Angli, ja çfarë tha në gjykatë

EMRI/ 47-vjeçari kapet me lëndë narkotike në Angli, ja çfarë tha në gjykatë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com