Një ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha.

Takimi mes Kim dhe Bashës ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.

Kim ka kërkuar të takojë kryedemokratin pas përplasjes së fortë që pati dje mbrëma me presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili gjithashtu “theu” heshtjen zgjedhore dhe do të zhvillon një konferencë ditën e sotme.

Presidenti Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota, por kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që të mos nxiste dhunë.

Politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.