Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një përjetim aspak të lehtë që ka kaluar teksa ishte në gjumë. Këtë përvojë ajo e ka treguar përmes një postimi në “Instastory”.
Ramosaj shkruan se mbrëmjen e shkuar, kishte pësuar një paralizë në gjumë, ku tregon se nuk ishte në gjendje të lëvizte a të bërtiste.
“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Ishte shumë e frikshme të kthehesha për të fjetur sërish në shtrat”, shkruan këngëtarja.
Paraliza e gjumit është me të vërtetë një përjetim i frikshëm, por e mira e gjithë kësaj është se nuk zgjasin më shumë se një minutë ose dy. Periudhat kur më së shumti ndodh paraliza e gjumit janë në momentet e para kur bini në gjumë ose kur jeni duke u zgjuar.
Sipas studiuesve, njerëzit me depresion, stres, ankth dhe narkolepsi kronike (çrregullim i gjumit) kanë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë këtë proces.