Ka nisur këtë të hënë zyrtarisht sesioni i ri parlamentar 2020-2021.
Në nisje të seancës në sallën e Kuvendit u vendos Himni kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe kënduan vargjet e këngës simbol të shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në nisje të seancës së parë parlamentare, kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja i hap rrugë njohjes reciproke Kosovë-Serbi. Përshëndes marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi. Sesioni i kaluar parlamentar ishte produktiv në disa aspekte”, tha ai.