Së fundmi ka nisur seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, mirëpo mediat kosovare kanë raportuar se kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në seancë.
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në seancë, raporton “Zeri.info”.
Këtë nismë të LDK-së për të rrëzuar qeverinë Kurti nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së.
Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së.
Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të votojnë kundër mocionit.
Vendimi i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.