E martë, 7 Prill, 2020
12 C
Tirana

Kurti nxjerr të pathënat: Ky mocion s’ka të bëjë me ministrin e shkarkuar

Lexo edhe ...

Koronavirusi në Shqipëri/ Basha: Testojmë 2 herë më pak se Maqedonia e Veriut

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, theksoi se është shumë e rëndësishme që të shtohet numri i testimeve...

Johnson në terapi intensive/ Ja kush pritet ta zëvendësojë kryeministrin britanik

Para disa ditësh kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë ditën e sotme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe për pasojë...

22 viktima deri më tani/ Shqipëria pritet të nisë testimin e ri për COVID-19

Mbrëmjen e sotme, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se Shqipëria pritet të nisë testimin e ri për COVID-19. Tomini...

“S’di se çfarë ka bërë Ademi”, Lleshaj: Gjendja në Shkodër është serioze

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “News 24” prej ku foli për situatën e...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nxjerrë të pathënat në lidhje me mocionin e mosbesimit që është propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK kërkon të rrëzojë qeverinë Kurti, mirëpo sipas kryeministrit të Kosovës i gjithë ky mocion nuk ka lidhje me ministrin e shkarkuar Agim Veliu, siç u aludua nga opinioni publik.

“Motori i këtij nxitimi s’ka të bëjë me ministrin e shkarkuar, as me tërheqjen e trupave të SHBA, por me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territori me Serbinë. Ky pazar presidencial e kërkon dorëheqjen e qeverisë”, theksoi Kurti.

Në vijim, kreu i qeverisë së Kosovës renditi arritjet që janë bërë në Kosovë prej kohës kur ai u zgjodh kryeministër.

“Mua nuk më dhimbset vetja. Ky mocion synon ta lejë popullin pa qeverinë që ka votuar, qeverinë reformatore që e lufton korrupsionin. Po doni ta lini pa qeveri mu në mes të pandemisë së koronavirusit në një kohë që ne po japim një shembull të mirë për menaxhimin e kësaj pandemie.

Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen tuaj, por ju të gjithë e dini që kjo qeveri ka mbështetjen e qytetarëve se padrejtësisë ndaj tyre iu shtua edhe rreziku nga korona”, tha Kurti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Basha: Testojmë 2 herë më pak se Maqedonia e Veriut

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, theksoi se është shumë e rëndësishme që të shtohet numri i testimeve...

Johnson në terapi intensive/ Ja kush pritet ta zëvendësojë kryeministrin britanik

Para disa ditësh kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë ditën e sotme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe për pasojë...

22 viktima deri më tani/ Shqipëria pritet të nisë testimin e ri për COVID-19

Mbrëmjen e sotme, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se Shqipëria pritet të nisë testimin e ri për COVID-19. Tomini...

“S’di se çfarë ka bërë Ademi”, Lleshaj: Gjendja në Shkodër është serioze

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “News 24” prej ku foli për situatën e...

U infektua me koronavirus, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Johnson është përkeqësuar si pasojë e koronavirusit dhe aktualisht ai është nën kujdes intensiv. Para 11 ditësh, Johnson rezultoi...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT