E hënë, 18 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Nipërit e aktores së njohur: Nënës i është djegur USB-ja (VIDEO)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” kanë qenë nipërit e aktores së njohur Florinda Mazreku, të cilët i kanë bërë një surprisë të bukur dhe i kanë kërkuar falje që zihen shpesh herë. Madje ata i kanë kërkuar që ajo të hapë edhe rrjetet sociale, per të qenë më e famshme.

Ardit Gjebrea: Pse turpëroheni ju kur nëna takon shokët tuaj?

Dean: Mua më vjen turp sepse nëna na pyet për shokët a janë rrugeçër a jo.

Ardit Gjebrea: Çfarë do të thotë për ju fjala rrugeçër?

Dean: Ata që shajnë, thonë fjalë të pista, ata që bëjnë gjëra të këqija domethënë.

Ardit Gjebrea: Po ju me mësime a jeni mirë?

Dean: Po shumë mirë. Më përpara i bënim detyrat me nënën në shtëpi dhe nëna është shumë e mirë në shkrime dhe çdo gjë dhe ajo do që unë të jem me të gjitha 10. Më thotë bëjë shkrimin e mirë, mëso shumë, lexo shumë dhe sa herë iki tek nëna më bën të lexoj shumë dhe t’i bëj të gjitha detyrat.

Ardit GjebreaPo ju pse i thërrisni nënës Lila?

Erini: Kot për hobi.

Dean: I thërrisnin kur ishim të vegjël, na ka mbetur si shprehje.

Ardit Gjebrea: Pse i thoni nënës tuaj që i është djegur USB-ja?

Erini: Ngaqë është e vjetër 60 vjeç. Ata që kalojnë moshën 60-vjeç për ne i është djegur USB-ja.

Ardit Gjebrea: Kur të shkoni ju vetë 60 vjeç do shikoni që ajo USB-ja juaj i bën çdo laptopi dhe çdo kompjuteri dhe funksionon shumë mirë. Po me rrjetet sociale si jeni juve?

Erini: Instagram, SnapChat, Tik Tok dhe YouTube. Facebook nuk na pëlqen.

Ardit Gjebrea: Është për ata që i është djegur USB?

Erini: Po e gjete.

Ardit Gjebrea: Edhe unë nuk e përdor, domethënë ka kohë për t’u djegur USB-ja ime. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...