Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Soreca shprehet se ky është një vendim që siguron funskionalitetin e plotë të Gjykatës.
Ai përgëzon Presidentin Ilir Meta, Parlametin dhe KED-në, teksa shton se tashmë është plotësuar dhe një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Sot Presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon, anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese që do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin dhe KE. Dhanë një rezultat kaq të rëndësishëm, që është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformë në drejtësi. Ky vendim gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE,”- shkruan Soreca në rrjetin social, Twitter.
Today President @ilirmetazyrtar?? has decreed Mr. @perparim_kalo as the 6th Member of the Constitutional Court. Mr. Kalo will be sworn in tomorrow by the President. This very important decision ensures now the full functionality of the Court.
We congratulate the President,..1/3— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) December 23, 2020